Procesi i Berlinit, çfarë u përfitua dhe mesazhet kryesore! BE 6 mld € Ballkanit Perëndimor, vetëm 2 mld janë grante

17 Tetor 2023, 21:11| Përditesimi: 17 Tetor 2023, 21:24

  • Share

Samiti i Procesit të Berlinit, i pari në një vend jashtë kufijve të BE-së e ktheu Tiranën në kryeqendrën e Evropës. Liderët e Bashkimit Evropian, kancelari gjerman, Olaf Scholz, shtetit iniciator të këtij, procesi dhe krerët e Ballkanit Perëndimor,  u bënë bashkë për të zgjeruar shtigjet e bashkëpunimit drejt rrugëtimit të përbashkët të 6 shteteve që aspirojnë integrimin.

“Ky ka qenë një samit i shkëlqyer. Ne duam të ecim përpara, dhe ne duam të ecim më shpejt. Le të kapim momentin."- u shpreh Ursula

6 miliardë euro është fondi i vënë në dispozicion nga BE si pjesë e Planit të Rritjes, 2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi, i ndërtuar në 4 shtylla, i cili ka fuqinë të dyfishojë ekonomitë e Ballkanit, por që për t’i përfituar i duhet të bëjnë detyrat e shtëpisë. 6 shtetet Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë mes tyre për një treg të përbashkët rajonal, që sipas presidentes të Komisionit Evropian, Ursula Von del Leyen, do të rriste me 10% ekonominë e Ballkanit Perëndimor.

“Nëse duam t'i japim akses Ballkanit Perëndimor në Tregun e Vetëm Evropian, duhet të ketë një fushë loje të barabartë, të njëjtat rregulla dhe standarde. Fondet do të lirohen me zbatimin e reformave që do ta bëjnë Ballkanin Perëndimor edhe më tërheqës për investitorët evropianë .Ajo që është në dorë të BE-së, është hapja e tregut evropian, ku u jepet e drejta kompanive të Ballkanit Perëndimor të investojnë pa pengesa procedurale në tregun e Bashkimit Evropian në 7 fusha kryesore.’- tha Ursula Von Der Lyen, presidente e KE. 

Megjithë sfidat e reformave ekonomike e politike që do ta afronin më shumë anëtarësimin në familjen evropianë, për kryeministrin Edi Rama Samiti i procesit të Berlinit i mbajtur në Tiranë, jep sinjale pozitive, pasi BE-ja është gati të zgjerohet.

“Është shumë ndryshe tani. Ky Komision po i ndryshon gjerat që ishin të paimagjinueshme për ne para 2 vitesh”- tha Rama.

“Ne do e bëjmë këtë dasmë. Plani ynë është serioz për të ardhmen e BE-së”- tha Charls Michel presidenti i Këshillit Europian.

Për kancelarin gjerman Olaf Scholz integrimi është i vonuar.

 “Duhet të ishte bërë tashmë. 20 vite janë shumë dhe tani duhet të ecim shumë më shpejt”- u shpreh Scholz.

Për presidentin e KE-së synimi për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor brenda vitit 2030, më shumë se sa çështje afatesh, është gjithçka e bazuar në merite

Në samitin liderët e Ballkanin Perëndimor firmosën marrëveshjen që zgjeron përtej mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve, njohjen e kualifikimeve profesionale të infermierëve, veterinerëve, farmacistëve dhe mamive në kontekstin e marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës Qendrore, (CEFTA).

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?