Rindërtimi pas tërmetit, Rama dorëzon çelësat për 102 apartamente në Marikaj

12 Shtator 2023, 13:06| Përditesimi: 12 Shtator 2023, 18:15

  • Share

102 apartamente u janë dorëzuar këtë të martë nga kryeminsitri Edi Rama, banorëve në Marikaj të Vorës, të cilët i humbën shtëpitë gjatë tërmetit të 26 nëntorit 2019.  

“Kemi pasur probleme me pronën, por e rëndësishme është që kjo punë mbaroi dhe do i merrni shtëpitë falas, si­ç premtuam. Shtëpitë i keni me kushtet më të mira. Mund t’i mbani, t’i shisni, t’i jepni me qera, s’keni asnjë detyrim, s’keni as kredi, kuptohet dritat do t’i paguani vetë”, tha Rama. 

Në përfundim të takimit, kreu i qeverisë kërkoi të ketë më shumë hapsira për fëmijët.

“Duhen vendosur stola, mund të bëhen volume betoni, që vijnë si L dhe ato krijohen si xhepa që luajnë fëmijët, këtu mund të vihet kollaj një kosh basketbolli që të jenë të hapura. Porosisim që të bëjmë dhe një murale të bukur", tha Rama. 

Të 102 familjet janë strehuar në 6 pallate të reja të  rindërtuara pas dëmtimeve të shtëpive nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, në kuadër të Programit të Rindërtimit i cili parashikon ndërtime të reja dhe rikonstruksione të objekteve dhe infrastrukturës urbane pas vlerësimit të dëmeve për shkak të Tërmetit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?