Deputeti i PD-së, Tritan Shehu

Politikë

Procesi i vaksinimi në vend, deputeti i PD-së kërkon interpelancë me Ministrinë e Shëndetësisë, 9 pikat kryesore

21 Tetor 2021, 16:40| Përditesimi: 21 Tetor 2021, 16:44

  • Share

TIRANË- Deputet i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka kwrkuar në një interpelancë Ministres e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për strategjinë e vaksinimit anti-COVID në vendin tonë.

Kjo kërkesë i është depozituar Kuvendit në datën 19 tetor, ku Shehu, është ndalur në 9 pika kryesore që kanë të bëjnë me uljen e moshës së vaksinimit deri në 12 vjeç, rivaksinimi me një dozë të tretë apo për procesin e aplikimit testimeve anti-COVID prej qeverisë.

"Interpelanca e kerkuar nga une dhe depozituar me date 19 tetor, ndaj Ministrise se Shendetesise per strategjine e vaksinimit Covid ne vendin tone, bazuar ne keto ceshtje:

1-Per domosdoshmerine e vaksinimit Covid te popullesise, duke percaktuar edhe llojet e vaksinave, qe do te perdoren sipas grup moshave e individualiteteve te qytetareve.

2-Per domosdoshmerine e deklarimit te nje afati final per perfundimin e vaksinimit masiv per imunizimin e te pakten 85% te popullesise.

3-Per domosdoshmerine e nderprerjes se perdorimit te cdo vaksine te pa certifikuar nga EMA dhe vazhdimin e procesit vetem me te tilla.

4-Per nevojen e rivaksinimit te te gjithe atyre qe u jane aplikuar vaksina te pa certifikuara e te pa efekeshme, si ato kineze e ruse.

5-Per domosdoshmerine e aplikimit te dozes se trete te vaksinave.

6-Per uljen e moshes se vaksinimit se pari ne 12 vjec.

7-Per strategjine e perdorimit te "Green Pass" Covid per vaksinat, me efekte kjo brenda e jashte vendit dhe per politiket e tjera ne stimulim te vaksinimit.

8-Per domosdoshmerine e permiresimit te sistemit paresor, spitalor, mbrojtjes se personelit shendetesor ne muajt qe vijne, per te perballuar perkeqesimin e gjendjes.

9-Per politikat e aplikimit te testimeve ndaj Covid prej Qeverise", shkruan Shehu.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?