Ministri britanik i Shëndetësisë Matt Hancock

Bota

Procesi i vaksinimit i suksesshëm në Britaninë e Madhe, ministri i shëndetësisë Hancock: Do të kemi një verë britanike të shkëlqyer

4 Maj 2021, 10:56| Përditesimi: 4 Maj 2021, 11:05

  • Share

BRITANI E MADHE- Britania e Madhe ka arritur të vaksinojë kundër COVID-19 me një dozë 34.6 milionë qytetarë dhe plotësisht 15.5 milionë, ose 30 % të të rriturve.

Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, ka dhënë mesazhin e tij përmes një videoja të publikuar në rrjetin e tij social Twitter.

Ministri u shpreh se tashmë janë kryer 50 milionë vaksinime në të gjithë Britaninë dhe se kjo është një arritje, pasi vaksina është rrugëdalja nga pandemi e COVID-19.

Ai shprehet plot shpresë se këtë vit britanikët do të kenë një verë të shkëlqyer!

“Ne kemi bërë më shumë se 50 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 në të gjithë Britaninë. Kjo është një gjë shumë e rëndësishëm, pasi është një vaksinë e cila shpëton jetë dhe mbron ty dhe te gjithë njerëzit që ke rreth vetes. Kjo është rrugëdalja jonë nga pandemia e COVID-19 dhe kjo është falë programit të vaksinimit. Unë e di që do të kemi një verë britanike të shkëlqyer”, tha Hancock në videon e publikuar.

Britania e Madhe është një ndër vendet që tashmë ka arritur të stabilizojë gjendjen e saj epidemiologjike.

Ditën e djeshme Britania shënoi vetëm 1 humbje jete nga COVID-19, pas 9 muajsh ku shifrat ishin stratosferike.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?