Politikë

Procesi i vaksinimit masiv/ Gjosha: Propagandë, nuk është punë! Gjuha e ashpër e Ramës, politikë e vjetër, s'ofron asgjë

29 Mars 2021, 22:15| Përditesimi: 29 Mars 2021, 22:32

  • Share

TIRANË- Procesin e vaksinimit në Shqipëri, kandidatja për deputete e LSI-së, Klajda Gjosha e sheh si një propagandë të qeverisë dhe jo si një punë konkrete. Në një intervistë në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo", në Report, Gjosha tha se vaksinat nuk janë vota, duke shtuar se kryeministri Edi Rama nuk po bën gjë tjetër përveç se po përpiqet që të mbulojë dështimet e tij në këto 8 vjet qeverisje.

"Vaksinat nuk mund të jenë të përkthyera me votë, kjo është një propagandë, nuk është punë, nuk ka arritje, nuk ka rezultate, thjesht po përdoret propaganda për të mbuluar dështimin e qeverisë Rama në këto 8 vite", tha Gjosha.

Retorikën e përdorur nga Rama në këtë fushatë elektorale, ku shpesh herë është ndalur dhe ka komentuar një e nga një me emra të gjithë kundërshtarët e tij politik, Gjosha tha se nuk është aspak e surprizuar, pasi është një politikë e vjetër e kreut të qeverisë. Megjithatë, ajo shprehet se është e çuditur se si Rama nuk e ka kuptuar ende që kjo politikë nuk funksion, pasi elektorati ka ndryshuar mendësi.

"Është një politikë e vjetër që nuk besoj se mund të vazhdohet më kështu, të paktën që tani shoh që elektorati ka ndryshuar, është një mendësi ndryshe dhe kur shoh luftën personale shoh që nuk ofron asgjë, nuk di të ketë një fushatë ku Meta dhe Kryemadhi nuk janë sulmuar, nuk e kuptoj se Rama pse nuk e ka kuptuar se sa më shumë sulmon LSI, aq më shumë rritet", tha Gjosha.

Një betejë të rëndësishme e ka quajtur Gjosha, është që t'u kërkojnë qytetarëve një pjesëmarrje masive në 25 prill, pasi sipas ish-ministres së Integrimit, kjo do të sillte një humbje të thellë të Ramës. Ajo është shprehur me bindje se numri një i qeverisë synon që të ketë një numër të vogël të qytetarëve që i drejtohen kutive të votimit në 25 prill, pasi në të kundërtën është i vetëdijshëm, sipas saj, që do të humb.

" Ai e di që nëse do të ketë masivitet në zgjedhje, ai është i humbur", tha Gjosha, teksa u shpreh se programi i LSI-së, është ai që u duhet qytetarëve.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?