Procesi i Vettingut/ Drejtori i Përgjithshëm del i pastër nga AIDSSH

16 Gusht 2019, 07:20| Përditesimi: 16 Gusht 2019, 07:32

  • Share

Në përgjigjen që Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit I ka kthyer komisionit të Vettingut për Policinë e Shtetit janë përdorur vetëm iniciale në dokumentet që bëhen publik, por të paktën një emër është mëse I kuptueshëm.

Numri 1 që është marrë në shqyrtim për ndonjë lidhje të mundshme me ish-Sigurimin e Shtetit është oficeri I lartë me inicialet A.V. Këto iniciale përkojnë me ermin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, që është numri 1 I uniformave blu. Për të si dhe për 8 oficerë të tjerë në vendimin numër 132, AIDSSH ka kthyer përgjigje se: “Nuk figurojnë të ketë materiale në emër të tyre”, pra ata janë të pastër.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?