Procesverbali i votimit/ Deputetët që votuan kundër Metës, abstenuesit dhe ata që munguan në seancë 

15 Nëntor 2019, 16:02| Përditesimi: 15 Nëntor 2019, 16:05

  • Share

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot një rezolutë për zhbërjen e pengesave të prodhuara nga Presidenti Ilir Meta për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

Rezoluta u kërkon institucioneve të mos njohin dekretin e Metës për emërimin e Marsida Xhaferllari anëtare të Kushtetutës, ndërsa i bën thirrje kreut të shtetit të mos ndërmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës. Dokumenti u miratua me 97 vota pro nga Kuvendi, i cili i dha një tjetër mesazh force kreut të shtetit, duke konfirmuar votat e domosdoshme për shkarkimin e mundshëm të Metës, pas opinionit të Komisionit të Venecias, që ‘vulosi’ paligjshmërinë e dy dekreteve për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe mbajtjen e zgjedhjeve në 13 tetor. Gjatë procesit të votimit, në seancë ishin të pranishëm 103 deputetë. Sipas procesverbalit të votimit, deputetët e opozitës Kujtim Gjuzi, Elda Hoti, Andi Përmeti dhe Artur Roshi kanë abstenuar. Nuk kanë votuar deputetët Lefter Koka dhe Olta Xhaçka. Ndërkaq, kanë munguar 19 deputetë, ndër të cilët Ditmir Bushati, Adriatik Alimadhi, Ralf Gjoni, Rudina Hajdari, Elona Hoxha, Lefter Maliqi, Myslim Murrizi etj. 97 deputetë kanë votuar pro rezolutës, duke u pozicionuar kësisoj kundër veprimeve të Presidentit Ilir Meta në raport me Gjykatën Kushtetuese.

Para votimit, kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij për situatën e krijuar i dha një mesazh të qartë kreut të shtetit, teksa tha se “Besoj se komisioni ad-hoc, i ngritur për shkarkimin e Ilir Metës, duhet ta konsiderojë shumë seriozisht edhe paketën e rekomandimeve për Kuvendin, ashtu sikundër në dritën e kësaj ngjarjeje të re, Komisioni i Ligjeve dhe gjithë deputetët duhet të kontribuojnë për të riardhur këtu në Kuvend, më shpejt se vonë dhe për të votuar këtu neutralizimin e akteve të Presidentit, e akteve antikushtetuese dhe antiligjore”.

Deputetët pro rezolutës dhe kundër Metës

Sadri Abazi

Arben Ahmetaj

Anastas Angjeli

Taulant Balla

Besnik Baraj

Amra Barova

Vilma Bello

Ilir Beqaj

Ismet Beqiraj

Dritan Bici

Robert Bitri

Edlira Bode

Eugen Bojaxhiu

Erion brace

Ediola Braha

Spartak Braho

Xhevit Bushaj

Ervin Bushati

Klotilda Bushka

Arlind Cacani

Bujar Çela

Bledar Cuci

Jurgis Cyrbja

Antoneta Dhima

Artemis Dralo

Luan Duzha

Milva Ekonomi

Arben Elezi

Ermonela Felaj

Bashkim Fino

Damian Gjiknuri

Blerina Gjylameti

Majlinda Halilaj

Luan Harusha

Alket Hyseni

Edlira Hyseni

Vasilika Hysi

Eljo Hysko

Ardiana Jaku

Selami Janishehri

Arben Kamami

Ligoraq Karamelo

Blendi Klosi

Mimi Kodheli

Ardit Konomi

Mirela Kumbaro

Evis Kushi

Reme Lala

Edmond Leka

Korab Lita

Pandeli Majko

Ogerta Manastirliu

Ulsi Manja

Aurora Mara

Andrea Marto

Ervis Meco

Senida Mesi

Nimet Musaj

Fadil Nasufi

Ilir Ndraxhi

Lindita Nikolla

Kostaq Papa

Niko Peleshi

Arben Pellumbi

Ilirian Pendavinji

Tatiana Piro

Klajdi Qama

Xhemal Qefalia

Edi Rama

Adelina Rista

Enver Roshi

Rrahman Rraja

Edmond Rrushi

Krenar Rryci

Gramoz Ruci

Eduard Shalsi

Adnor Shameti

Ylli Shehu

Zef Shtjefni

Vullnet Sinaj

Florenc Spaho

Elisa Spiropali

Nikolin Staka

Vasil Sterjovski

Paulin Sterkaj

Edmond Stojku

Besnik Troplini

Musa Ulqini

Halit Valteri

Fatmir Velaj

Sadi Vorpsi

Fatmir Xhafaj

Rolant Xhelilaj

Almira Xhembulla

Elena Xhina

Anduel Xhindi

Alban Zeneli

Deputetët që abstenuan

Kujtim Gjuzi

Elda Hoti

Andi Përmeti

Artur Roshi

Ishin prezent, por nuk votuan

Lefter Koka

Olta Xhaçka

Deputetët që munguan

Adriatik Alimadhi

Ditmir Bushati

Fatjona Dhimitri

Doshi Tom

Englantina Gjermeni

Gjetan Gjetani

Ralf Gjoni

Ramazan Gjuzi

Rudina Hajdari

Elona Hoxha

Halil Jakimi

Enada Kapllani

Lefter Maliqi

Myslim Murrizi

Erion Piciri

Klodiana Spahiu

Koci Tahiri

Suzana Topi

Fidel Ylli

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?