Procesverbali/ Ja si Sali Berisha shkarkoi Maks Haxhinë si kryeprokuror me një telefonatë 4 muaj pasi e emëroi! Gramoz Pashko, Zhulali, Teodor Keko dhe Azemi kundra planit 

4 Gusht 2020, 10:24| Përditesimi: 4 Gusht 2020, 13:23

  • Share

Nuk ka një politikan tjetër në Evropë që të ketë sulmuar, akuzuar, shkarkuar, kërcënuar dhe përndjekur krerët e drejtësisë së vendit të tij si Sali Berisha. Kush ka zbatuar urdhrat e tij ka përfunduar mandatin, të tjetër janë shpallur puçistë, armiq dhe janë shkarkuar. Maksim Haxhia është kryeprokurori që ka qëndruar më pak në detyrë në historinë e pluralizmit shqiptar. Me 8 prill 1992, Sali Berisha u zgjodh President, ndërsa disa ditë më pas propozoi Maksim Haxhian për postin e kryeprokurorit. Në 6 maj 1992, Kuvendi i dominuar nga PD e miratoi kandidaturën e Maks Haxhiat. Në këtë seancë, kandidatura e Haxhiajt u mbështet hapur edhe nga Azem Hajdari dhe Ilir Meta.

Tre muaj më pas, në gusht të vitit 1992, Sali Berisha bëri një plan për ta shkarkuar Maks Haxhinë nga posti i kryeprokurorit, pasi nuk po i shërbente si Bashkim Gazidede në krye të SHIK-ut. Në 7 shtator të vitit 1992, plani i Berishës për shkarkimin e prokurorit u fut në axhendën e Kuvendit. Për të kamufluar planin, disa deputetë të PD thirrën në interpelancë, përveç Haxhisë, edhe disa krerët e tjerë të institucioneve të drejtësisë. Maks Haxhia u thirr edhe dy herë ë tjera në Kuvend, në formë presioni për t’u larguar. Për herë të tretë, kryeprokurori u thirr që të paraqitej në Kuvend në 17 shtator 1992, ku edhe u shkarkua.

Nuk kishte një njoftim zyrtar, por vetëm një telefonatë, ku i kërkohej të paraqitej në seancën e Kuvendit. Seanca ishte e ngjashme në gjyqet e komunizmit. Deputetët pranë Berishës lëshuan një lumë akuzash ndaj kryeprokurorit, ndërsa propozuan në emër të PD shkarkimin e tij. Rudol Marku i bëri biografinë kryeprokurorit, duke e lidhur familjarisht me strukturat e regjimit komunist, edhe pse e kishte votuar vetë 4 muaj më parë.

Ndërkaq, sipas procesverbalit të kësaj seance, i siguruar nga Shqiptarja.com, Azem Hajdari është pozicionuar kundër planit të Berishës për shkarkimin e kryeprokurorit. Kundër shkarkimit janë shprehur gjithashtu Safet Zhulali, Gramoz Pashko, Arben Imami dhe Teodor Keko. Megjithatë, kryeprokurori  u shkarkua me 62 vota pro, 69 pro, 4 kundra, 4 abstenim dhe 2 deputetë nuk votuan.

Pas Maks Haxhisë në shënjestër të Berishës do të ishte Zef Brozi. Në shtator 1993, Berisha e emëroi Brozin kryetar të Gjykatës së Kasacionit. Brozi kundërshtoi ndërhyrjet e Berishës në vendimet e gjykatave. Për rrjedhojë Berisha e shkarkoi më 21 shtator 1995. Pas shkarkimit, Berisha e rrethoi Brozin me njerëzit e SHIK-ut me në krye Gazideden. Për t’u shpëtuar kërcënimeve, Brozi, me ndihmën e Ambasadës Amerikane në Tiranë, u detyruar të arratiset në SHBA dhe të kërkonte strehim politik.

Në vijim, Sali Berisha, në bashkëpunim me Ilir Metën, në mars të 2002, shkarkuan kryeprokurorin Arben Rakipi. Në 2007, dy vite pasi erdhi në pushtet, Berisha urdhëroi deputetët e tij të hartonin një raport të zi dhe të shkarkonin kryeprokurorin Theodhori Sollaku. Në vend të Sollakut, Berisha emëroi kryeprokurore Ina Ramën. Fillimisht, Berisha e cilësoi Ina Ramën ‘Silvia Konti’. Por, sapo Ina Rama nisi të hetonte aferat e Damir Fazlliçit, klientit të familjes Berisha, Lulzim Bashën për vjedhjet me rrugën Durrës-Kukës, Fatmir Mediun për Gërdecin, Ilir Metën për video-skandalin dhe në fund 21 Janarin, Berisha e shpalli puçiste. Ina Rama u shkarkua para afatit nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët emëruan Adriatik Llallën.

Ky i fundit është i vetmi që nuk u sulmua nga Sali Berisha. Llalla kishte dhënë prova besnikërie pasi kishte drejtuar më parë institucionin e kontrollit të pasurive të zyrtarëve të lartë. Çuditërisht, Llalla është futur familjarisht në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa është marrë i pandehur nga SPAK për largim të parave jashtë vendit. Më pas në shënjestër të sulmeve të Sali Berishës ishte kryeprokurorja, Arta Marku dhe së fundmi kryetari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, i shkarkuar nga KLGJ.

Diskutimet në seancën e 17 maj 1992 kur zbatohej plani i Berishës për shkarkimin e kryeprokurorit Maksim Haxhia

-Ali Spahia: Z. Kryetar, duke qenë se gjendja e kriminalitetit në vendin tonë është një nga problemet më të mprehta sot për popullin dhe duke qenë se nga përgjigjet e z. Prokuror të Përgjithshëm nuk më krijohet bindja se ai është në gjendje të kontribuojë ashtu siç duhet të kontribuojë Prokurori i Përgjithshëm për uljen e këtij kriminaliteti, unë kërkoj mocion në lidhje me zoti Prokuror të Përgjithshëm. Kaq kisha.

-Maksim Haxhia (Prokuror i Përgjithshëm): Është e treta herë që ndodhem përpara këtij parlamenti, megjithëse këtë radhë pa lajmërim zyrtar. Me një telefon më lajmërojnë që duhet të jem këtu. Në qoftë se duhet të jem që të prononcohem për informacionin, parashtroj dhe njëherë qëndrimin tim në lidhje me këto katër muaj që unë ndodhem në krye të këtij organi. I qëndroj të gjithë asaj punë voluminoze, me vështirësitë objektive, me vështirësitë e kriminalitetit, të cilat bazohen dhe shkaktohen nga gjendja e rëndë ekonomike, me vështirësitë me mungesat në kuadër dhe me një sërë vështirësish të tjera. Dua t’ju siguroj dhe njëherë që vullneti dhe përkushtimi i këtij organi nuk ka munguar. Nuk përjashtojmë dhe nuk duam të mohojmë dobësitë në punë, nuk duam të mohojmë ndonjë korrupsion, megjithatë jemi bërë objeksion i shtypit, si organe të korruptuara në përgjithësi. Megjithëse ne përgjegjësinë nuk e kemi kolektive, e kemi individuale dhe e mirëpresim të gjitha denoncimet me emra konkretë. Dua t’ju kujtoj dhe njëherë që përkushtimi im për punë nuk do të mungojë në të ardhmen; i imi dhe i kolegëve të mi.

-Rudolf Marku: Kam qenë kundër, që kur u propozua kandidatura e Maksim Haxhisë për Prokuror të Përgjithshëm të shtetit. Por, meqenëse seanca e parlamentit atë ditë nuk u dha as në televizion dhe as në radio, do të përpiqem t’i parashtroj prapë arsyetimet e mia, përse kam qenë dhe jam kundër Maksim Haxhisë, të emëruar si Prokuror i Shtetit.... Së pari, Maksim Haxhia i përket një familjeje të lidhur me policinë dhe burgjet e shtetit komunist të Enver Hoxhës. I ati i tij ka punuar si shef policie; një vëllai i tij ka qenë oficer burgjesh; daja i tij ka qenë punonjës i besuar i hierarkisë në Ministrinë e Brendshme...

-Arben Imami: Zotërinj deputetë. Jam i detyruar të përsëris, nga pikëpamja procedurale, atë që kam thënë ditën që u mor ky vendim për të bërë këtë mocion që faktikisht po trajtohet si një debat, për arsye se i mungon qëllimi. Pra, i mungon një propozim i caktuar për të marrë një vendim mbi bazën e nenit 92 të rregullores së parlamentit. Edhe kërkesa për të bërë mocion, sepse përgjigjet s’na e mbushin mendjen, mua më duket e pakompletuar....

-Safet Zhulali: Unë arsyetova që, në qoftë se vetëm z. Maksim Haxhia e pengon drejtësinë shqiptare, atëherë ne... ngul këmbë që pa ristrukturuar nga themelet sistemin e drejtësisë, pa kryer një reformë tërësore, nuk mund të ketë zbatim të ligjeve në Shqipëri...

-Gramoz Pashko: Çështja që desha të diskutoj nuk ka të bëjë as me biografinë e Prokurorit të Përgjithshëm, as me sa e njohim dhe sa nuk e njohim. Për mendimin tim, kjo çështje ka të bëjë me një problem shumë të rëndësishëm, ka të bëjë me të ardhmen e demokracisë në Shqipëri....Ç’kuptim ka mocioni i sotëm? Nuk e kam të qartë, do të votojmë për të hequr Prokurorin e Përgjithshëm, apo do të diskutojmë për personin e tij? Në rast se do të votojmë për të hequr Prokurorin e Përgjithshëm, kam frikë se po shkelim me të dyja këmbët ligjin “Për dispozitat kryesore kushtetuese mbi sistemin e drejtësisë”, nenin 14 dhe nenin 6 të këtij ligji, të cilin vetë e kemi miratuar pak muaj më parë...

-Teodor Keko: I nderuar drejtues i seancës, kam përshtypjen se mocioni i kërkuar nga shumica e deputetëve sot nuk zhvillohet për Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës, por për demokracinë në Shqipëri. Në thelb, ne sot do të diskutojmë që t’i respektojmë ligjet demokratike, apo do ta braktisim këtë demokraci dhe do të rivendosim një diktaturë të kamufluar. Të gjitha këto luhatje të tmerrshme që tregojnë mungesë karakteri të këtij parlamenti vijnë si pasojë e situatës ekonomike në vend. Tani ne të gjithë e dimë se vullneti ynë i padyshimtë për ta shpëtuar Shqipërinë nuk mjafton. Duhet dhe ta zbatosh strategjinë se si mund të zbatohet ky vullnet.

-Ali Spahia: Dua të them që përgjigjet që dha zoti Prokuror i Përgjithshëm dhe fjala e tij, tregojnë sot dhe për mungesën e theksuar të karakterit dhe përpjekjen e vazhdueshme për t’iu shmangur përgjegjësisë. Nga ana tjetër, zoti Prokuror i Përgjithshëm, që është i thirrur për të qenë ai person nga të parët në mbrojtjen e kushtetutës, e shkel atë duke shkruar artikull thellësisht të politizuar, në një organ shtypi thellësisht të politizuar. Prokurori i Përgjithshëm, që duhet të jetë në roje të ligjit, duke falsifikuar dokumente shtetërore të një rëndësie të veçantë. Për shkeljet e dispozitave kryesore kushtetuese, për falsifikim të dokumenteve zyrtare, për moskryerje të detyrës, (mjafton të përmendim se nuk ka ngritur asnjë çështje, kryesisht Prokurori i Përgjithshëm), për çështjen e ishullit të Sazanit, për krimet seksuale, për krimin e Fushë-Arrësit, për krimin e Pogradecit dhe për sa e sa krime të tjera që i përmendën zotërinjtë deputetë, për mungesë përkushtimi dhe aftësie profesionale ndoshta. Propozoj, në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike që z. Maksim Haxhia të hiqet nga posti i Prokurorit të Përgjithshëm.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ceco: 04/08/2020 20:00

    Sali haleja

    Përgjigju
  • Dangellia: 04/08/2020 13:50

    Dhe te mendosh per ata te ndjeret ...me pas ketij episodi vdiqen me te njejten semundje...sa i mir ka qen dhe vazhdon te jet ky drakula i malecic...ku akoma ka shpellar qe e mbeshtesin...si psh opozita jon rrugore...dhe duan dhe pushtet gjithashtu...me demek ti varesh ujkut melcit ne qaf...jo as ne mendje mos tu shkoj..ju te rinjt kujdes...kureeeeeeeee me ..u dogjem dy her...nje her per faj te sistemit...tjetren me vjedhje dhe pushtelleqet e kriminelit tjeter qe sot esht president..mos gabojme me ...esh e treta e...prandaj kini mendjen ne kok ...vetem zi sjell kjo rac qelbesirash

    Përgjigju
  • mara: 04/08/2020 13:13

    Ishte pikërisht ky qëllimi i Berishës, agjent 100% i kushedi sa agjenturave, të shkatërronte shtetin si ekonomikisht edhe politikisht. Ky është drejtuesi më makabër që ka patur shteti shqiptar, mallkimi i nënave shamizeza do e zërë, jo vetëm atë por dhe familjen, brez pas brezi.

    Përgjigju
  • Arber: 04/08/2020 11:39

    Parlamentet shqiptare te periudhes pos komuniste ne shumice dermuese perbeheshin nga agjente te sherbimeve te huaja qe asnjehere nuk kane dashur demokratizimin e Shqiperise dhe funksionimin e shtetit ligjor. Ne krye te tyre ka qene pa dyshim , dhe koha e vertetoi kete , SALI BERISHA , njeriu i zi qe shkateroi dhe prishi gjitheshka . Ende vazhdon edhe ne grehmat e fundit te beje te njetejn gje . Tani sulmon reformen ne drejtesi dhe merr ne mbrotje trafikantet dhe bashkepunetoret e tij ne te gjithe kete prapesi . Qenie e neveritshme qe nuk meriton as ti permendet emri .Lereni ne harrese dhe historia ka per ta gjykuar si armiku me i madh i trojeve shqitare .

    Përgjigju
  • Irakliu: 04/08/2020 11:08

    Me Ina Ramen ka bere sikur. Kjo ishte vegel e Sales. A nuk i rregulloi si deshi kjo akuzat e 21 janarit dhe zhduku provat? te

    Përgjigju
  • WC QENEF BERMUTI MALOK: 04/08/2020 10:37

    PO CFAR VAZHDONI E MERENI ME NJË KRIMINEL ORDINER MALOK SI QENI BASTARD QENEF SALMUTI. KY QEN VJEN NGA FAMILJE BASTARDE ANALFABET KOM9LET FAMILJA ÇFAR MUND TË PRESËSH NGA BAJGA SALMUT. KTË QEN BASTARD E VURI NDYRSIAR MË E POSHTËRRAMIZ MUT ALIA QEN BIR QENI 400 BREZASH E JU A LA PESHQESH SHQIPTARVE.

    Përgjigju
    • Diplomati: 04/08/2020 12:01

      Eshte fatkeqesi per ate vend qe nje kriminel nje horr vazhdon akoma te kete te drejte te perdori median per te bere komentet e veta. Ne nje vend tjeter Sali Berisha me kohe do te ishte ne burg per gjithe ato fatekeqesi qe i ka shkaktuar atij vendi

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?