Pasi Fatos Nano e rrëzoi si kryeministër në shkurt të vitit 2002, duke e zëvendësuar me Pandeli Majkon, Ilir Meta u afruar me Sali Berishën, për t’u hakmarrë ndaj Nanos. Meta është akuzuar për flirte me Berishën që nga koha e kur Fatos Nano ishte në burg, me qëllim për të marrë drejtimin e PS-së, por për herë të parë, Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë bashkuar forcat zyrtarisht në seancën parlamentare të datës 18 mars 2002, për shkarkimin e kryeprokurorit, Arben Rakipi, i cili mbrohej nga Fatos Nano, në atë kohë kryetar i Partisë Socialiste. Nga debatet e zbardhura nga Shqiptarja.com, Meta e akuzonte Rakipin për lidhje me Nanon dhe për hetime me prapavijë politike të korrupsionit të qeverisë ‘Meta’. Sipas Metës, Rakipi raportonte tek Nano dhe se po hetonte nën dirigjimin politik disa afera në KESH, në atë kohë me në krye Dritan Priftin.
Nga ana tjetër, Berisha ishte i shqetësuar nga hetimet për grushtin e shtetit të 14 shtatorit 1998, i organizuar prej tij, duke përdorur vrasjen e Azem Hajdarit. Por, Berisha e akuzonte Rakipin se nuk po hetonte dhe arrestonte vrasësit e Azem Hajdarit. Madje, sipas Berishës, Rakipi po bashkëpunonte me Haklajt dhe bashkëpunëtorët e tyre, duke i liruar nga burgu dhe ndihmuar që të largoheshin nga vendi. Gjithsesi, pa mbështetjen e Metës dhe të disa deputetëve të kontrolluar prej ti, Berisha nuk kishte asnjë shpresë për shkarkuar Arben Rakipin. Përfundimi i mocionit kundër Rakipit në seancën 18 marsit 2002 ishte paracaktuar falë një bashkëpunimi Meta-Berisha, të cilët bashkuan votat, duke i dhënë një mesazh të fortë drejtësisë, por edhe Fatos Nanos, i cili e pa veten pakicë në Kuvend.
Arben Rakipi
Ndërkaq, i vetëdijshëm për pasojat që do të kishte në elektoratin socialist afrimi me Berishën, Meta u shpreh në Kuvend se 'Motivet tona të shkarkimit të z. Rakipi janë të ndryshme nga ato të z. Berisha...”. Megjithatë, 7 vite më vonë, në korrik të 2009, Ilir Meta dhe Sali Berisha bashkuan sërish votat, tashmë për të bashkëqeverisur Shqipërinë, në emër të stabilitetit dhe integrimit. Në pranverën e viti 2013, pak javë para zgjedhjeve parlamentare, Meta e braktisi Berishën duke u bashkuar me PS-në. Bashkëqeverisja plot mosbesim dhe tension me PS mori fund me paktin Rama-Basha të 17 qershorit 2017.
Një vit më vonë, Ilir Meta u afruar sërish me Sali Berishën. Partitë të tyre, të cilat ua kishin besuar Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, u bashkuan në një koalicion për të rrëzuar qeverinë socialiste dhe për të ardhur në pushtet. Aksioni për djegien e mandateve, protestat e dhunshme, bojkotin e zgjedhjeve lokale dhe goditjen e reformës në drejtësi, i atribuohet dyshes Meta-Berisha. Kulmi i ‘dashurisë’ Meta-Berisha ishte kur në dy mars 2020 Sali Berisha mori pjesë në një miting të organizuar nga Ilir Meta para Presidencës, me qëllimin e shpallur për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës.
Procesverbali i diskutimeve në seancën e 18 marsit 2002
Sali Berisha: ... ne kërkojmë shkarkimin e Rakipit, sepse më 12 shtator të vitit 1998 Qeveria ekzekutoi para selisë së Partisë Demokratike, me një grup oficerësh, liderin e lëvizjes pluraliste shqiptare, deputetin Azem Hajdari. Dëshmitarë okularë në vendngjarje, por edhe Partia Demokratike denoncuan publikisht dhe menjëherë emrat e të gjithë organizatorëve dhe ekzekutorëve të vrasjes së shekullit, kurse Rakipi refuzoi për vite me radhë, me urdhër të organizatorëve të vrasjes, arrestimin e tyre, madje vendosi bashkëpunim të ngushtë me vrasësit. Arben Rakipi i shiti shtypit deklaratën e përbashkët të Partisë Demokratike me ambasadorin Amerikan në Tiranë të korrikut të vitit 1999, akt pas të cilit filloi eliminimi i vrasësve të Hajdarit në një serial atentatesh me mjete e metoda që disponohen vetëm nga SHISH-i dhe forcat speciale. Ai kundërshtoi kërkesën e faktorit ndërkombëtar për arrestimin e Jaho Salihit edhe pasi ky i fundit ekzekutoi në fillim të gushtit 1999 dy qytetarë të pafajshëm në qendër të qytetit të Bajram Currit. Po në këtë kohë, pas arrestimit të Fatmir Haklajt, identifikimi i tij në spital nga dëshmitarë të vendngjarjes si një nga vrasësit kryesorë të zotit Hajdari, Rakipi, në kundërshtim me zotimin e tij para gjykatësve ndërkombëtarë që hetonin këtë çështje, e liroi atë nga burgu, gjë që provoi qartë bashkëpunimin e tij me vrasësit dhe shkaktoi largimin e menjëhershëm të njërit prej gjykatësve të huaj nga Shqipëria. Dhe tani, 3 vjet pas ekzekutimit të Azem Hajdarit, pasi u eliminuan shumica e vrasësve, Rakipi përzgjodhi vetë gjykatësin, prokurorët dhe po zhvillon farsën e turpshëm gjyqësore, duke përdorur vrasës për dëshmitarë dhe sajuar me Fatos Klosin dëshmitarë të shpifur. Me këto qëndrime ai ka hyrë dhe do të mbetet në histori si vrasësi i dytë i Azem Hajdarit, vetëm sepse ai 10 vjet më parë përmbysi pushtetin e atëhershëm e mbrojti me fanatizëm ekstrem Rakipin. Historia kurrë nuk do t’ua falë. Ne kërkojmë shkarkimin e zotit Rakipi, sepse më datën 20 gusht të vitit 1998, si demon i vërtetë i akuzës politike, lëshoi mbi njerëz të pafajshëm akuzën më të rëndë të së drejtës penale: atë të krimeve kundër njerëzimit dhe i arrestoi ata pas mesnate. Ky vendim makabër u mor më 17 gusht të vitit 1998 në zyrën e ish kryeministrit shqiptar Fatos Nano, së bashku me Rakipin dhe Gogën, meqenëse prokurori i Tiranës, Bujar Sheshi, e refuzoi këtë vendim. Vendimi për arrestimin e 6 zyrtarëve të lartë të shtetit demokratik me këtë akuzë 1 ditë përpara se Gjykata e Hagës të akuzonte kasapin e Ballkanit për krime kundër njerëzimit ishte një zbatim i platformës së Kretës për t’i provuar botës se nuk ishin Milosheviçi dhe klika e Beogradit autorët e krimit kundër njerëzimit, por Tirana dhe Berisha ata që kishin kryer vepra të tilla. Ato ditë autori i vërtetë i këtij arrestimi, zoti Nano, do të deklaronte publikisht nën presionin kombëtar dhe ndërkombëtar se, në rast se kjo akuzë nuk do të provohej, ai ose Rakipi duhej të jepnin dorëheqjen. Ndërsa sot pas tre vjetësh, pa asnjë seancë hetimi, akuza është hedhur poshtë dhe unë kam dokumentet këtu, kurse Nano, për të provuar se është ai që ka urdhëruar Rakipin për arrestimin e tyre, e mbron atë me fanatizëm ekstrem...
-Fatos Nano: Po flas këtu me autoritetin e atij që vjen pas dhe, pasi persekutohet e burgoset nga regjimi i vjetër, me të njëjtën forcë morale dhe kredibilitet politik me të cilin shqiptarët na votojnë për të qenë pasues të Berishës, por jo imitues të tij për të pestin vit radhazi. I them këto, sepse sot po pretendohet të merret në analizë një nga institucionet më të rëndësishme të shtetit të së drejtës, prokurori, si organ përfundimisht i pavarur kushtetues i akuzës në kundërshtim me praktikën e regjimit të Berishës, që godiste nëpërmjet saj kundërshtarët politikë. Të gjitha sulmet mbi emrin e përveçëm të kryeprokurorit janë tashmë përpjekja më e qartë për ta vënë sërish institucionin e akuzës nën presionin dhe kontrollin e drejtpërdrejtë të strukturave të politikës me krimin dhe aleancave amorale dhe ilegjitime politike. Në vlerësimin tim, ky nuk është një moment i vështirë për personin Arben Rakipi, por për institucionet e shtetit, të cilat maxhoranca progresiste e zgjedhësve shqiptarë i sanksionoi me Kushtetutën e miratuar e që hyri në fuqi më 28 nëntor të vitit 1998 si të pavarura. Më lejoni t’ju kujtoj se është detyrë e ligjvënësve si përfaqësues legjitimë të vullnetit të zgjedhësve të përmirësojnë punën e institucioneve të shtetit, ndërsa ne maxhoranca e quajmë atë detyrë prioritare. Por është më shumë se e pamoralshme që në kohën kur organi i akuzës kërkon të vendosë në peshoren e drejtësisë si asnjëherë më parë veprimet ose mosveprimet e përfaqësuesve të politikës në qeverisje, politikës së implikuar me krimin, të kërkohet nëpërmjet aleancash në emër të interesit e jo të parimeve kushtetuese bllokimi i realizimit të këtij detyrimi kushtetues e ligjor, duke ndërtuar mocione si ky i Berishës, të stisura mbi akuza e shpifje politike....Zoti Berisha dhe maxhoranca e tij e vjetër përmes amnistisë së vitit 1997, ndërsa po dorëzonte mandatin e vjedhur në mënyrë skandaloze më 26 maj të vitit 1996, u hoqën mundësinë organeve të shtetit të së drejtës të hetojnë e të vënë përpara përgjegjësisë ligjore të gjithë ata që shpifën dhe mbrojtën politikisht piramidat për t’u grabitur shqiptarëve mbi 1 miliard dollarë; për ata që u dhunuan zgjedhësve të drejtën e përfaqësimit legjitim; për ata që dogjën zyrat dhe dokumentet e shtetit me motiv të vetëm zhdukjen e çdo gjurme të vjedhjeve, shpërdorimeve dhe abuzimeve të kryera gjatë regjimit të Berishës; për ata që trafikuan naftë e ar për regjimin kriminal e antishqiptar të Milosheviçit; për ata që u vinin gjoba sipërmarrësve privatë në emër të financimit të fushatave elektorale të Berishës; për të gjithë ata që, duke përdorur institucionet e shtetit, përgjonin, persekutonin, burgosnin përfaqësuesit legjitimë të opozitës së atëhershme; për ata që dhunonin dhe dënonin gazetarët, digjnin selitë e shtypit të lirë; për ata që nxirrnin me dhunë policore nga zyrat e shtetit titullarë me imunitet kushtetues; për të gjithë ata që hapën depot e armëve për të fshehur shpërndarjen e tyre me listë për militantët e PD-së nga Sali Berisha; për të gjithë ata që pajisën me pasaporta diplomatike mijëra kriminelë, që vazhdojnë të ushtrojnë edhe sot nëpër shtetet perëndimore dhunë, krime dhe trafiqe. Zoti Berisha, për të shpëtuar të gjithë njerëzit e tij të inkriminuar gjatë regjimit të vet nga ndëshkimi ligjor, iku nga pushteti duke aplikuar teorinë e tokës së djegur dhe duke shkaktuar viktima në mijëra jetë njerëzish. Ne socialistët e shfrytëzuam amnistinë e Berishës për të krijuar kushte të nevojshme për pajtimin kombëtar, por nuk fshimë e nuk do të fshijmë asnjëherë nga memoria asnjë nga veprimet e papërgjegjshme antidemokratike, antikombëtare dhe antikushtetuese të regjimit të zotit Berisha...
-Ilir Meta: ...të gjithë e dimë se në KESH ka pasur dhe ka probleme të korrupsionit dhe, për fat të keq, do të vazhdojë të ketë, por shpresoj e besoj se me angazhimin e të gjithëve do të ketë gjithmonë e më pak. Por fillimi i hetimeve në KESH nën dirigjimin politik të ndonjë drejtuesi të Partisë Socialiste e vuri Prokurorinë përpara detyrës jo për të zbuluar nëpërmjet fakteve fajtorin, por për të caktuar fajtorin që ishte shpallur. Dhe në të gjitha këto qëndrime nuk ka asgjë tjetër veçse një përpjekje për të bërë shantazh brenda Partisë Socialiste për qëllime politike. Këtu është kryetari i Shërbimit Informativ, zoti Klosi, të cilit së bashku me zotin Rakipi për dy vjet u kam kërkuar vazhdimisht në mënyrë insistuese të dhëna, informacione për korrupsionin, veçanërisht në KESH dhe veçanërisht në sektorin e tenderimeve dhe e gjithë historia e zhvillimeve të fundit nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje për t’i thënë popullit shqiptar se ai nuk ka energji dhe nuk ka drita, për arsye se Dritan Prifti e disa të tjerë pas tij, madje edhe Ilir Meta, kanë bërë një korrupsion të hatashëm atje. Me këtë politikë demagogjike jo vetëm që nuk do të luftohet korrupsioni në KESH, përkundrazi, ne akoma më tepër do të gënjejmë qytetarët dhe do t’u krijojmë idenë se vitin tjetër me këtë mënyrë do t’u sigurojmë drita, gjë që nuk është e vërtetë, pasi shqiptarët nuk mund të ngrohen dhe nuk mund të ndriçohen me viktima të luftës kundër korrupsionit për arsye politike, por ata kërkojnë transparencë jo vetëm në luftën kundër korrupsionit, por edhe për zgjidhen e problemeve të tyre. Që pas 24 qershorit zoti Rakipi është angazhuar politikisht në mënyrë të dukshme në zhvillimet brenda maxhorancës sonë, në mënyrë të papranueshme dhe në mënyrë tepër evidente e të njëanshme, duke abuzuar rëndë me detyrën e tij të kryeprokurorit. Meqenëse përsëri këtu kam zotin Klosi, të cilit i kam thënë vetëm dy ditë përpara mbledhjes së Komitetit Drejtues të Partisë Socialiste, që do të zgjidhte kandidatin për kryeministër, se kisha të dhëna se nga segmente të Partisë Socialiste po tentohej për të përdorur prokurorin e përgjithshëm, në mënyrë që ai me angazhime publike të justifikonte disa nga akuzat që bëheshin për shkak të kësaj fushate. Dhe pikërisht një ditë më pas në “Gazetën shqiptare” angazhimi politik dhe fanatik i prokurorit të përgjithshëm ishte më se i qartë dhe më se i dukshëm, duke bërë insinuata dhe duke hedhur hije të papranueshme dyshimi për politikanë, ndërkohë që askush nuk e ka penguar zotin Rakipi dhe cilindo tjetër që në mënyrë ligjore, me prova, me fakte t’i heqë imunitetin cilido deputeti, ministri ose kryeministri dhe ta vërë atë përpara përgjegjësisë. Por kjo nuk është hera e fundit. Zotin Rakipi e ka djegur si prokuror të përgjithshëm jo vetëm paaftësia e tij, jo vetëm besueshmëria e Prokurorisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, jo vetëm hendeku i madh që ka ekzistuar në këta 5 vjet midis angazhimit të policisë në luftën kundër krimit me rezultatet finale nga ana e Prokurorisë në proceset gjyqësore. Kriminelë nga më të njohurit janë arrestuar tre-katër herë gjatë këtyre 5 vjetëve nga ana e policisë, duke rrezikuar jetën dhe duke humbur jetën e shumë policëve dhe njëkohësisht po tre-katër herë janë liruar nga Prokuroria dhe nga gjykatat. Zotin Rakipi e kemi djegur vetë ne në mbledhjen e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste, kur kryetari ynë, mbasi akuzoi disa nga ish-ministrat dhe disa anëtarë të komitetit tonë, u tha se për këto kishte informim të vazhdueshëm nga zoti Rakipi. Unë isha Kryeministër i Shqipërisë dhe nuk kam pasur asnjë informacion të tillë nga zoti Rakipi, po kështu edhe Presidenti i Republikës, edhe Kryetari i Kuvendit nuk kanë pasur informacione të tilla nga zoti Rakipi. Vetëm në një shtet politik jo në shtetin e së drejtës, në një shtet totalitar ose në një shtet kaotik, prokurori mund të informojë në mënyrë të vazhdueshme kryetarin e një partie, i cili në këtë mënyrë shndërrohet në sekretar të parë, model që të gjithë së bashku e kemi refuzuar. Motivet tona të shkarkimit të zotit Rakipi janë të ndryshme nga ato të zotit Berisha. Në qoftë se zoti Berisha synon që nëpërmjet këtij mocioni të hedhë shumë baltë mbi Shqipërinë, mbi institucionet, mbi punën që është bërë, e cila nuk e ka larguar nga Bashkimi Europian, por përkundrazi, e ka afruar. Edhe në qoftë se ka ndonjë vonesë, kjo është përgjegjësi e politikës sonë të maxhorancës, që duhej të tregoheshim më të përgjegjshëm dhe jo të bënim lojëra me integrimin europian dhe sot gjoja në emër të integrimit europian të kërkojmë mbrojtjen e një prokurori politik. Institucionet, ashtu sikurse mbrohen kur mbrohen titullarë dinjitozë, që respektojnë ligjin, ashtu mbrohen edhe kur largohen titullarë të tillë si zoti Rakipi, edhe kur ata zëvendësohen me njerëz me integritetin e duhur.
Nëse ndonjë përfaqësues i maxhorancës këtu, që nuk është as në sallë, kërkon të mbrojë prokurorin e tij politik në mënyrë që të vazhdojë ta përdorë në procese politike për t’u bërë President i Republikës së Shqipërisë me ndihmën e prokurorit dhe me shantazhet e tij ndaj deputetëve, ose kërkon të fitojë në një referendum duke përdorur prokurorin kundër njerëzve që mendojnë ndryshe në partinë e tij, duhet ta kuptojë se nuk mund t’i mashtrojë qytetarët, nuk mund të mashtrojë as socialistët e thjeshtë e të varfër kur përdor gogolin e Berishës akoma në vitin 2002, pasi ata e dinë shumë mirë se ai jo vetëm që nuk i ka mbrojtur institucionet kur ka pasur përgjegjësinë kushtetuese për ta bërë një gjë të tillë, si më 14 shtator, por përkundrazi, i ka braktisur ato dhe i ka lënë në mëshirën e fatit. Përsëri pa modesti dëshiroj t’ju kujtoj të gjithëve se kam qenë unë si Kryeministër dhe qeveria ime që i kemi treguar kufijtë e ligjit Sali Berishës dhe njerëzve të tij, në mënyrë që të gjithë ta kuptojnë se ligji është i barabartë për të gjithë dhe se institucionet janë të paprekshme nga të gjithë...
-Fatmir Xhafaj: ...diskutimi i sotëm nuk është antikushtetues vetëm në aspektin e procedurave kushtetuese e parlamentare, por edhe në thelbin e tij, në argumentet e paraqitura si motiv shkarkimi të një institucioni kushtetues, motive, të cilat, në rastin më të mirë, do t’i konsideroja të pambështetura dhe të paargumentuara. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 149, pika 2, për Prokurorin e Përgjithshëm, parashikon si shkak ligjor kushtetues për shkarkim këto elemente: shkeljen e Kushtetutës, shkelje të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të funksioneve, paaftësi mendore a fizike, akte dhe sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e tij. Në motivet e paraqitura në mocion nuk argumentohet asnjë nga këto raste të përcaktuara në Kushtetutë...
-Pandeli Majko: Sot e kërkova fjalën, jo për të sulmuar ose mbrojtur zotin Rakipi si shkaktarin e të gjitha situatave, trafiqeve, prostitucionit, problemeve dhe refleksionit që zhvillohen mbi opozitën. Ajo që mua më tërheq vëmendjen është që debati i sotëm nuk mund t’i shpëtojë paraleleve me aksione të ngjashme politike, por edhe me trashëgiminë politike të maxhorancës së djeshme. Ne ishim në opozitë në atë kohë, të drejtuar me dorë të hekurt nga zoti Berisha ose, siç i thonë me dashamirësi përkrahësit e tij, Marshalli. Shkarkimi i ish-Prokurorit të Përgjithshëm ose shkarkimi rrufe i ish-Kryetarit të Gjykatës së Kasacionit janë kundërshtuar fort në atë kohë. Besoj se zoti Berisha e mban mend mirë zotin Brozi dhe problemet që pati me të, deri në takimin në Shtëpinë e Bardhë. Ato në thelb, dhe besoj që zoti Berisha është i vetëdijshëm, përbënin një deformim të pushtetit të drejtësisë, një përpjekje për dirigjimin e tyre nga pushtete të tjera, interferim i tyre, por edhe revansh e presion i segmenteve të pushtetit kult që kërkonte të legjitimohej atëherë....
-Sali Berisha: Së pari, dëshiroj të theksoj se në mënyrë kategorike në Shtëpinë e Bardhë nuk është cituar asnjëherë, në praninë time, emri i Zef Brozit. Është një fantazi e zotit Majko. Së dyti, dua t’i rikujtoj, pa epitete, zotit Majko, një moment: në vitin 1998 nënshkroi, për aq sa ka këllqe, po këllqe nuk ka, një marrëveshje me ne për hetim të pavarur për Azem Hajdarin. Një nga aktet e para që bëri ishte vrapimi për në Ministrinë e Rendit, se e ka qejf të japë realitetin, dhe kërkoi të bëhej e pamundur për të gjetur vrasësit. E vërteta është që të gjitha ato kanë qenë hipokrizi, me fjalën që mbajte sot, se nuk të takonte ty kurrë të mbroje atë që vrau për së dyti Azem Hajdarin. Nuk ke qenë i implikuar në vrasje, këtë e kam deklaruar edhe herë të tjera, sepse kjo është bindja ime, por të mbroje sot Rakipin në këtë mënyrë, duke pasur këtë problem midis nesh, ke bërë një veprim shumë të gabuar. Kjo do të mjaftonte ty dhe çdonjërit prej nesh këtu, që atij t’i thoshim: “Lësho detyrën dhe shko në shtëpi!” Mirëpo ti nuk mund ta bësh këtë, sepse ai ngujimi disaorësh që ke pasur me kryetarin tënd, ai të ka transfiguruar ty.
Sali Berisha pac jete te gjate sa malet e Tropojes dhe ju media ma e flliqur me keto komente qe i beni per tia bo qefin Edit dhe Ps ua qifsha ma te bukura was shpis degjenerata we fshihen pas perdeve te internetit
PërgjigjuKto dy fytyra , njoni nga Shpellat e Tropojes tjetri nga Shpellat e Shkraparit po behen gati te inagurojne Burgun e Recit ne te njejten qeli, te shikojme se kush do e kapi i pari sapunin.
O gazeta po pse u mërzite ti për kto dy lloi flliqësirash. Po pse kta dy fytyrat e basarduara nuk jan dy njërëzit më pisa të historis Shqiptare ? Po ça do ti tjetër të bëjn kta ? Kta vran kta vodhën kta bën SHQIPRIN çorsp e shkatrun nga themelet e çfar do tjetër ti o gazet bythe ? Apo do sy peshkaqenin shëmtyrën e gjall që shëtit botën edhe me lekët e vjedhura të Shqiptarve. Po dhe ty të ka vjedh e ti thua ska problem sy peshkaqeni të boj qef pa kap 1 dit pun me dor se për mu çi qi nonën. O zot ça ma kjo kore toke tipa si gazeta bythës.
PërgjigjuTe gjith ne e dim se kta te dy kan marr vendin peng mas komonizmit? Kto i kan te gjitha te kqijat
Përgjigju2 HAJDUTËT 2 KRIMINEL 2 PISAT 2 WC 2 QENEFE PUBLIKE. KTA JAN NJËRZIT MË TË ZI NĒ TË GJITH HISTORIN E KOMBIT SHQIPTAR. ZOTI MART HAK TE KTA 2 PISA EDEPSËZ PËR SHQIPTARËT E VUAJTUR.
PërgjigjuShyqyr qe jane saliu me meten, qe shiten gazetat,keni 30 vjet binez me keta te dy,shkruani gjithe te zezat,nuk u lodhet? Kur vetem me dy fjale "u arrestuan e u denuan" do shplodheni ju dhe gjithe lexuesit.
PërgjigjuDy figurat me te urryera te shqiperis,
Përgjigjulegenat qe mbajne peng zhvillimin e shqiperise, na kan len te varfer
PërgjigjuIlir dhe sali dy njerezit qe i urrejne populli shqiptar.Te dy kriminela,te dy hajduta,te dy e shkaterruan shqiperine.Do mbahen mend si politikanet me te kqinj te shqipetise
PërgjigjuMeta -Berisha nje bajge lope e ndare pergjysem
PërgjigjuDy plehrat e kombit shqiptare dy hajdutet e kombit shqiptare dy keiminelat e kombit shqiptare
PërgjigjuKeta te dy jane speciet me te rrezikshme. Katundare ne shpirt, plot me komplekse dhe pa asnje fare integriteti. Kane aftesine e te mbijetuarit, mesimet e sistemit te asaj kohe dhe duke i vene ne jete mbijetojne e te bejne gjemen. Fatos Nano dhe Edi Rama mund te kene 1000 te zeza, por nuk krahasohen me keta dy mostra. Zoti i denofte
Përgjigju