Ilir Proda, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Kronikë

Proda: Do të krijojmë në Tiranë, Akademinë e Policisë për Ballkanin Perëndimor

22 Maj, 17:45| Përditesimi: 22 Maj, 17:46

  • Share

Ditën e sotme, në Akademinë e Sigurisë, Zëvendësdrejtori i Programit ICITAP të Departamentit të Drejtësisë të ShBA-së, z. Steven Fields, i dorëzoi Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit  Drejtues Madhor Ilir Proda dhe Rektorit të Akademisë Prof. Ilirjan Mando, certifikatën e akreditimit të Kolegjit Profesional të Formimit Policor nga Shoqata Ndërkombëtare e Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Agjencive të Zbatimit të Ligjit - IADLEST. Ky moment shënon një arritje madhore për arsimin policor në vendin tonë dhe për Policinë e Shtetit në tërësi.

Gjatë bisedës në zyrën e Rektorit, me përfaqësuesit e agjencive ligjzbatuese amerikane dhe të ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Drejtor Proda i informoi ata se së shpejti do krijohet në Tiranë, Akademia e Policisë për Ballkanin Perëndimor, duke finalizuar idenë e Sekretarit të Përgjithshëm të Interpolit z. Jurgen Stock. 

Ai siguroi përfaqësuesit e agjencive ligjzbatuese amerikane dhe të Ngarkuarën me Punë të  ambasadës së ShBA-së, se Policia e Shtetit është shumë e vendosur për të vijuar punët e përbashkëta hetimore dhe operacionale që janë në zhvillim, por dhe në të ardhmen, me partnerët strategjikë dhe euroatlantik, si dhe me të gjitha agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, për të finalizuar operacione me impakt kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?