Kronikë

Një grua në krye të Komisariatit të Kuçovës, e dyta kryepolice në histori! Lëvizje në disa qytete, emrat e rinj të Prodës

12 Korrik, 10:38| Përditesimi: 12 Korrik, 11:21

  • Share

Ndryshime të rëndësishme të shefave të komisariateve u firmosën sërish me urdhër të kryepolicit Ilir Proda.Pothuajse të gjitha komisariatet e vendit kanë shefa të rinj.

Kështu Edjona Dano është emëruar shefja e re e Komisariatit të Policisë në Kuçovë. Dano ishte e vetmja grua që garoi për shef komisariati dhe u shpall në listën fituese, si dhe u kualifikua fituese edhe në mesin e 290 garuesve që synonin në fund të vitit të kaluar për të qenë shefa komisariatesh.

Së fundmi Dano mbante detyrën e Shefes së Seksionit për Parandalimin e Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve, në Policinë e Tiranës. Ndërsa më herët ka mbajtur detyrën e Shefit të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë nr. 6 Tiranë.

Ky është emërimi i dytë në historinë 35-vjeçare të emërimit të një gruaje në krye të një komisariati. Anila Popa ka shërbyer në komisariatin e Librazhdit për disa muaj në vitin 2016.

Emërimet e tjera të bëra nga kryepolici Ilir Proda:
Kleant Serdari është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Mallakastër
Bledar Metaj Shef Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë
Florian Dano shef i Policisë Kufitare Dibër
Elvid Shehu në Komisariatin e policisë kufitare Sarandë
Ferit Merkaj në Himarë
Kliton Zharri në Cërrik
Ajet Bega në Kurbin
Leonard Ndreka në Gramsh
Krenar Guçe, zv/drejtor për krimet në Policinë e Elbasanit
Gentian Dedej në Pogradec

Një ditë më parë ndodhi rokadë në Komisariatin nr. 1 dhe 7., ku Robert Losha, i cili prej fundvitit të kaluar mbante detyrën e shefit të Komisariatit nr. 1, shkoi në Vorë (Komisariati nr. 7), ndërsa vendin e tij, në atë që konsiderohet komisariati kryesor i Tiranës, e zuri Elton Shahini, së fundi shef i Vorës.

Xh.K/A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama kërkon shkarkimin e administratorëve e nënkryetarëve, si e vlerësoni?