Dhimtraq Ziu

Proda firmos tjetër lëvizje, Dhimitraq Ziu ikën nga Dibra në krye të Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit

9 Tetor, 11:32| Përditesimi: 9 Tetor, 11:35

  • Share

Tirane- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, firmos një tjetër lëvizje pas marrjes së detyrës.

Dhimitraq Ziu, deri tani drejtor i Policisë së Dibrës, do të jetë në krye të Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, duke zëvendësuar në këtë detyrë Bledar Çelikun, i cili është emëruar në Akademinë e Sigurisë.

Dhimtraq Ziu drejtoi Policinë e Dibrës për 2 vite me radhë, ndërsa më herët ka mbajtur detyrat e zëvendësdrejtorit të Policisë së Durrësit dhe Tiranës për rendin dhe sigurinë publike.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jari N: 09/10/2024 14:34

    Po ky I Proda po reformon Policinë me këta Sahanlëpirësa, ku ku në dor të kujt ka rënë Policia, kasht e koqe u katandis, po dale dale do shohëm edhe Drejtorët e rinj të Gardës së R SH që do emëroi Lala i Kukësit do jenë nga Ushtria Popullore me çanta shpine, pece, helmeta, gaveta shkurt si Vladimir Ndreu në vakt, tranazh e shikime rreshtore.

    Përgjigju
  • niku: 09/10/2024 12:51

    Te lumte dora per Bledar Çelikun !!! nga çelik sapun u befte

    Përgjigju
  • konkursi: 09/10/2024 11:39

    po ky sikur do hapte konkurs per drejtoret apo u harrua....

    Përgjigju
    • Biku: 09/10/2024 12:14

      Po prit or burr sa te rregulloj nja dy shoke e pastaj do e hapi. Sa i paduruar qe qenke

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?