Kryepolici Ilir Proda vlerësoi në fjalën e tij për anketimin që lodhet me sigurinë publike, se përqindja e qytetarëve që i besojnë institucionit është rritur ndjeshëm dhe niveli i rasteve korruptive gjithashtu është ulur me mbi 20% në 12 vite.
Kreu i institucionit vuri në dukje se aktualisht 64% e qytetarëve janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Policinë apo që ta raportojnë një shkelje, teksa do punojnë për të bindur edhe pjesën tjetër të qytetarëve që hezitojnë.
“Policia në këto vite është më e lidhur me njerëzit, është pjesë e komunitetit. 64% e publikut është shprehur se është i gatshëm të njoftojë Policinë në raste shkeljeje. Ne synojmë që kjo shifër që është në rritje në krahasim me të kaluarën, të shkojë edhe te ai 34% tjetër që është hezitues për bashkëpunim”, tha Proda.
Ai lexoi edhe shifrat për perceptimin e korrupsionit në Polici, ku faktor në këtë pozitivitet kanë qenë rritja e pagave, iniciativat mbështetëse dhe trajtimet financiare ndaj punonjësve.
“Do punojmë për të ulur aktet korruptive dhe konfliktin e interesit. Perceptimi për korrupsionin në Polici është ulur nga 74% në vitin 2013, në 53% në vitin 2024. Faktor pozitiv ka qenë rritja e pagave për punonjësit e policisë dhe iniciativat e tjera ndihmëse, si trajtimi financiar. Gjej rastin për falënderimin e partnerëve për mbështetjen e vazhdueshme në arritjen e objektivave në fushën e sigurisë, si dhe qeverinë suedeze për mbështetjen me radarët e rij për Policinë Rrugore”, tha Proda ndër të tjera.
Lajmi kryesor:
Anketimi, 82% e qytetarëve ndihen të sigurt, 65% i besojnë policisë! Rama: Ta mbrojmë nga baltosja! Më shumë transparencë e llogaridhënie! Ministri Hoxha: Jemi në rrugën e duhur
A.Q/ReportTv.al