Kryepolici Proda në takimin me diplomatin kinez

Kronikë

Proda pret diplomatin e Ambasadës së Kinës: Pikë kontakti me policinë kineze, luftë kundër prostitucionit dhe krimit të organizuar mes dy vendeve!

5 Gusht, 15:25| Përditesimi: 5 Gusht, 15:34

  • Share

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, priti në një takim zyrtar Ministër-Këshilltarin e Ambasadës së Kinës në Shqipëri, Huang Xuehu.

Fokusi i këtij takimi, i cili u zhvillua në ambientet e institucionit, me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë të strukturave qendrore, ishte ‘ndërtim i urave të reja të bashkëpunimit bilateral’, nëpërmjet nënshkrimit të një marrëveshjeje të përbashkët dhe krijimit të pikës së kontaktit të Policisë kineze, në Policinë e Shtetit.

“Drejtor Proda dhe Ministër-Këshilltar Huang u dakordësuan se këto elemente do të jenë përgjigjja më efikase kundër krimit të organizuar ndërkontinental. Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua për operacionet e fundit të Policisë së Shtetit, kundër shfrytëzimit për prostitucion, objekt i të cilave kanë qenë shtetase kineze të rekrutuara për të ushtruar këtë veprimtari të kundërligjshme, në apartamente me qira, në vendin tonë. Në vijim të angazhimit policor për ndjekjen penale të shtetasve përgjegjës, ka pasur një qasjeje të integruar institucionale, për t’iu ofruar asistencë shtetaseve të përfshira në këto raste”, njoftoi zyra e kryepolicit për tematikën e bisedimeve.

Proda, gjatë takimit theksoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit, nëpërmjet shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit nga agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, me qëllim parandalimin dhe goditjen më efikase të krimit ndërkombëtar.

“Nga ana e tij,  Ministër-Këshilltar Huang falënderoi Policinë e Shtetit për bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehu angazhimin e agjencive ligjzbatuese kineze, për intensifikimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët policor ndërkombëtar”, mbyllet njoftimi zyrtar.

A.Q/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?