Ilir Proda dhe Harry H. Hardman

Kronikë

Proda takim me anëtarin e Bordit të Shkollës ‘Bush’: Në fokus bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e arsimimit dhe trajnimit policor

10 Shtator, 14:06| Përditesimi: 10 Shtator, 14:07

  • Share

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda, priti në një takim Harry H. Hardman, anëtar i Bordit të Shkollës “Bush” për Qeverisje dhe Shërbim Publik në Universitetin A&M të Teksasit, me mbi 22 vite përvojë në këtë institucion.

Në fokus të bisedës ishin mundësitë për bashkëpunim ndërmjet Policisë së Shtetit, Akademisë së Policisë dhe Shkollës “Bush”, përmes krijimit të partneriteteve akademike dhe profesionale, shkëmbimit të studentëve dhe stafit pedagogjik, si dhe nxitjes së programeve të përbashkëta të trajnimit.

Të dy palët shprehën gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e arsimimit dhe trajnimit policor, si një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të mëtejshëm të Policisë së Shtetit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • SHQIPTARI: 10/09/2025 14:28

    Z Proda mirë e ke por policia SHQIPTARE nuk zbriti nga mali si në 1944 dhe u deshë shkollimi i kuadrove jashtë Shqipërisë.Thirri atyre ish kuadrove për eksperiencën e tyre se dhe ju si tërë paraardhësit etu të demokracis i keni HARUAR.Buka e botës nuk të mban, dhe krimi krimit nuk i ngjan.Drejtor ata të mësojnë për ato të tyret por kushtet,mjetet,psikologjia e etj.jan të ndryshme.Respekt drejtor dhe dëgjo dhe petagogët e tu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?