Takimi mes Giulia Re dhe Ilir Prodës

Politikë

Proda takim me drejtuesen e zyrës së KE në Shqipëri, Giulia Re: Policia e Shtetit partner i rëndësishëm në luftën kundër diskriminimit

12 Shkurt, 16:02| Përditesimi: 12 Shkurt, 16:07

  • Share

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda priti në takim drejtuesen e Zyrës së Këshillit të Europës në Shqipëri, Giulia Re. 

Në këtë takim, Re shoqërohej nga drejtuesja e projektit “Fuqizimi i Mbrojtjes nga Diskriminimi”, Iva Çoku, i cili zbatohet në Shqipëri, në kuadër të një programi të përbashkët të Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës. 

Drejtori i Përgjithshëm dhe drejtuesja e Zyrës së Këshillit të Europës në Shqipëri vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm mes dy institucioneve që drejtojnë dhe diskutuan mbi zgjerimin e bashkëpunimit dhe trajnimin e punonjësve të Policisë në të gjithë vendin, në kuadër të projektit kundër diskriminimit.    

Re e ka cilësuar Policinë e Shtetit si një partner të rëndësishëm në luftën kundër diskriminimit, gjuhës së urrejtjes dhe krimeve të urrejtjes. Ajo ka shprehur gatishmërinë për ta mbështetur më tej Policinë e Shtetit dhe për të ofruar trajnime për punonjësit e Policisë të sektorëve të ndryshëm, nëpërmjet projektit kundër diskriminimit dhe nismës trajno trajnerët.     

Drejtuesja e projektit “Fuqizimi i Mbrojtjes nga Diskriminimi”, Iva Çoku e falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm, për bashkëpunimin e deritanishëm, dhe bëri me dije se punonjësit e Policisë janë ndër përfituesit më të rëndësishëm të këtij projekti që synon përmirësimin e mbrojtjes nga diskriminimi dhe gjuha e urrejtjes/krimet e urrejtjes.     

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit falënderoi drejtuesen e Zyrës së Këshillit të Europës në Shqipëri dhe drejtuesen e projektit kundër diskriminimit, për ndihmën e dhënë deri tani për Policinë e Shtetit dhe për ofrimin e mundësive të trajnimit për punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët gjatë punës së tyre duhet të jenë të përgatitur për të trajtuar raste ku janë të përfshirë shtetas që i përkasin minoriteteve apo grupeve të tjera vulnerabël, që janë objekt diskriminimi.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?