Takimi i kryepolicit Proda te Akademia e Sigurisë

Kronikë

Proda takim në Akademinë e Sigurisë, marrin pjesë Prokuroria e BKH: Lufta ndaj të keqes nuk mund të bëhet vetëm. Bashkëpunim për të goditur krimin

12 Janar, 15:17| Përditesimi: 12 Janar, 15:26

  • Share

Tiranë- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, mori pjesë sot (12 Janar) në takimin “Një kafe me miqtë”, që u zhvillua në sallën e rektoratit në Akademinë e Sigurisë, e organizuar nga Rektori, Ilirjan Mandro.

Në takim morën pjesë mbështetësit e Akademisë së Sigurisë, oficerët e kontaktit në ambasadat mike të akredituara në vendin tonë, bashkëpunëtorët nga shoqëria civile, Prokuroria dhe BKH-ja.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, gjatë fjalës së tij në këtë takim, vlerësoi punën e bërë në Akademi për rritjen profesionale dhe cilësore në drejtim të arsimimit dhe specializimit të strukturave të Policisë së Shtetit.

“Në luftën kundër së keqes, gjithsecili ka pjesën e tij, por kurrsesi kjo luftë nuk mund të bëhet vetëm. Bashkëpunimi është shtylla ku duhet të mbështetemi, është domosdoshmëri të punojmë bashkë, jo vetëm për të goditur krimin, por edhe për të përgatitur brezat që do ta thellojnë më tej këtë luftë. Ndihma dhe bashkëpunimi, si në fushën e arsimit ashtu edhe në luftën kundër krimit, janë të prekshme”, tha Proda ndër të tjera. 

Ai vlerësoi kontributin në arsimimin policor, si investim afatgjatë dhe konkret.

Ndërsa Rektori i Akademisë, në fjalën e tij, evidentoi rezultatet e vitit 2024, ‘për një sistem arsimor që fokusohet në formimin, trajnimin dhe specializimin e punonjësve të Policisë së Shtetit dhe jo vetëm, por edhe të strukturave të tjera ligjzbatuese’.

Ai premtoi për 2025 bashkëpunim edhe më të thellë mes Akademisë dhe Policisë.

A.Q/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?