Në ditën e 18-të të emisionit “Botërori +” në Report Tv, tema kryesore ishte eliminimi i Argjentinës dhe Portugalisë nga Kupa e Botës, por i ftuari i përhershëm Eduard Prodani i ka dhënë merita Francës…
Franca ka potencial për t’u shpallur kampion bote. Ka në gjirin e vet lojtarë shumë cilësorë. Problemi qëndron a do të arrijë trajneri t’u marrë më të mirën të gjithëve në ndeshjet në vijim.
Kupa e Botës është e tillë, që për pak momente të humbësh shpërqendrimin, ikën në shtëpi. Kjo i ndodhi Argjentinës, që edhe pse kaloi në avantazh, nuk arriti më pas të bënte liderin. Franca ka arritur edhe të mbrohet mirë.
Eduard Prodani.
Komento