Eduard Prodani në emisionin “Botërori +” në Report Tv

Prodani në “Botërori +”: Italia i mungon Kupës së Botës vetëm nga komercialiteti

21 Qershor 2018, 13:03| Përditesimi: 21 Qershor 2018, 13:06

  • Share

Ashtu si Kupa e Botës ka hyrë në ditën e tetë, ashtu edhe emisioni “Botërori +” në Report Tv ka vijuar me diskutimet, komentet dhe analizat rreth ndeshjeve të një ditë më parë, por edhe të sotmet.

Një nga diskutimet e sotme ishte edhe komenti për Italinë: I mungon apo jo Kupës së Botës? Mendimet ishin nga më të ndryshmet, për tifozët natyrisht që mungon, por Eduard Prodani, i ftuari i përhershëm në “Botërori +”, mungon vetëm për komercialitetin.

Italia mungon si emër, por jo nga futbolli. Nuk mendoj se do të sillte diçka ndryshme, për më tepër që Italia nuk ka yje aktualisht. Në Rusi, Italia mungon nga ana komerciale, si 4 herë kampione e botës dhe si një skuadër që ka shumë tifozë, sidomos në Shqipëri.

Eduard Prodani. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?