Kanë vijuar diskutimet dhe analizat në emisionin “Botërori +” në Report Tv. I ftuari i përhershëm, Eduard Prodani, ka pohuar se mbrëmja e djeshme ishte e “çmendur”, për vetë faktin se nuk priteshin 2 barazime të tilla nga Portugalia dhe Spanja.
“Ka qenë një mbrëmje e çmendur. Nuk pritej që Spanja dhe Portugalia ta mbyllnin në barazim. Them e çmendur se me siguri njerëzit kanë humbur edhe në baste, pasi asnjë nuk e priste diçka të tillë.
Cristiano Ronaldo, siç duket, u tregua emocional në momentin e gjuajtjes së penalltisë, pasi po mendonte Harry kane, që kishte 5 gola. Për mendimin tim, Ronaldo duhej të ndëshkohej me karton të kuq pas goditjes me bërryl” – u shpreh Eduard Prodani.