I ftuari i përhershëm në emisionin “Botërori +” në Report Tv, Eduard Prodani, ka deklaruar se shqiptarët që luajnë në ekipin e Zvicrës ishin përcaktues në ndeshjen e parë ndaj Brazilit dhe kanë meritë për pikën e marrë.
Prodani ka qëlluar edhe në shenjë, pasi ishte i vetmi që gjeti barazimin e Brazilit.
Më vjen mirë jo thjesht për krenari, por 4 shqiptarët që u aktivizuan me Zvicrën ndaj Brazilit dhanë maksimumin dhe ishin përcaktues në atë rezultat të mirë për ekipin e tyre.
Xhaka, Shaqiri, Behrami dhe Xhemaili janë bërthama e Zvicrës dhe këtë e treguan në fushë me lojën e tyre.
Eduard Prodani.
Komento