Prodhim i mbarë në serat e Lushnjës, ulet çmimi i perimeve! Fermerët: Kërkesa të larta në tregun vendas dhe eksport

6 Maj 2023, 18:43| Përditesimi: 6 Maj 2023, 18:52

  • Share

Prodhimi i perimeve është i mbarë në fshatin “Kosovë të Vogël” të Lushnjës. Është koha e vjeljes së perimeve në sera dhe fermerët janë në kulmin e punës.

Lulzim Ibrushi dhe Aurel Zgjana po vjelin ne serat e tyre domate, kastraveca, mashurka dhe specat.

Çmimi direkt nga sera varion nga 100 deri në 150 lek për kg, sipas cilësisë dhe varieteteve të perimeve.  Kërkesat janë shumta si për eksport ashtu dhe për tregun vendas.

“Kam mbjell 3 hektarë speca, dhe një 1 ha mashkurka. Deri tani po ecim mirë, ka lëvizur eksporti prej një jave dhe pas eksportit ecën dhe tregu jonë. Domaten e shesim me 1 mijë lek/kg dhe 1500 ajo mira, mashurka dhe specat me 1200 lek/kg. Cilësinë e kemi shumë të mirë, s’na e kalon kush”, tha fermeri Aurel Zgjana.

“Çmimi është i mirë, domaten e tregtojmë me 1 mijë lek për kg. Është varieteti rozë, më i kërkuari në treg. Me çmimin të kënaqur jemi deri tani, por te presim fundin e vjeljes”, u shpreh fermeri Lulzim Ibrushi.

Zona e Kosovës së Vogël në Lushnje ka gjetur treg për të gjitha produktet perimore, ndërsa kultivuesit thanë se kanë rritur cilësinë duke zgjedhur varietetet më të mira.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • LORA: 06/05/2023 19:27

    Lajm per mua shume i bukur.Uroj treg te sigurte per prodhimet bujqesore shqiptare.

    Përgjigju
    • Lala: 06/05/2023 21:33

      Per ty esht lajm i Mir por per ne te tjeret esht i keq.me shumic e sheet fshatari 1000 e 1500 domate.e imagjinon SA shkon cmimi Deri te tavolina e familjes time.dhe tjetra duke wen se jam vet fshatar e Kam sere se kujtoj Si u piqen kaq shoejt domatet ketyre lushnjareve Kurse te miat Jan akoma jeshile.kaq prodhim Bio e kan domaten.qe ka 2 muaj QE kan Dal ne treg.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?