Foto ilustruese

Në kërkim nga INTERPOL për drogë e vjedhje, kapet në Bllatë 41-vjeçari me 2 emra! Po largohet nga Shqipëria

14 Janar 2021, 08:52| Përditesimi: 14 Janar 2021, 09:03

  • Share

Ditën e djeshme në pikën kufitare Bllatë, në Dibër është arrestuar nga policia me qëllim ekstradimin në Itali, teksa po largohej nga Shqipëria 41 vjeçari me inicialet K.K..

Burri me origjinë shqiptare dhe banues në Bulqizë ishte në kërkim  ndërkombëtar nga INTERPOL pasi është shpallur në kërkim më datë 7 janar, pas një kërkese nga Italia.

41 vjeçari është dënuar me vendim të formës së prerë  nga Gjykata e Torinos me 5 vite, 5 muaj dhe 27 ditë burg për veprat penale penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” , “Vjedhje” dhe “Kundërshtim i punonjësve në detyre shtetërore”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?