Në Gjirokastër pjekjen e rakisë artizanale, nuk e bëjnë vetëm burrat. Brez pas brezi kjo traditë iu është mësuar grave dhe vajzave. Ne folëm me Lorenën. Është një nga ato, që shumë sekrete të recetës, për një raki të mirë, do t’ia përcjellë pasardhësve të saj
‘Është një proces shumë delikat, s ai thjeshtë duket aq edhe delikat. Për jnë raki të mirë, duhet rrushi i sezonit të jetë pjekur mirë dhe në periudhën e duhur të zjarrit’, thotë Lorena Toti fermere.
Festa e rakise per here te pare organizohet si feste lokale tradicionale ne Gjirokastër. Në Pazarin Karakteristik u improvizua këndi i nxjerrjes së rakisë së bashku me elementë e tjerë të këtij riti të veçantë të traditës sonë popullore
‘Janë zhvilluar shumë aktivitet por nuk ëhstë sjellë ky ritual. E pamë të domosdoshme, që ta prezantojmë tek turistët sa më mirë’, u shpreh organizoatori i festivalit, Bjordi Thana.
Zona e Gjirokastrës spikat për llojet e ndryshme të rakisë si rakia e rrushit, manaferrës, dëllinjës, etj të cilat kanë edhe vlera kurative.
Turistët kryesisht të huaj, edhe në rastet kur nuk janë konsumatorë të alkoolit, sërish shfaqin shumë interes për të njohur procesin e prodhimit të pijes më të famshme shqiptare.
Përgjatë kësaj vere në zonën muzeale në Gjirokastër po organizohen aktiviteteve të shumta kulturore dhe traditës me qëllim nxitjen e turizmit.