​​​​​​​Prodhohet vaji i ri i ullirit në Lezhë, çmimi 600 lekë/litër! Fermerët: Prodhimi i mbarë, por s’kemi punëtorë për vjelje

28 Tetor 2023, 20:26| Përditesimi: 28 Tetor 2023, 22:11

  • Share

Teksa në pjesën më të madhe të vendit ullinjtë kanë patur prodhim të pakët, diçka e tillë nuk ka ndodhur në Lezhë.

Tashmë është sezoni i vjeljes në fshatin Troshan, një ndër zonat e njohura për kultivimin e ullirit. Prodhimi është i bollshëm këtë vit, por problem për fermerët mbetet mungesa e punëtoreve për vjeljen e tyre, pasi të rinjtë kanë emigruar.

‘Po unë i kam ndejt gati me spërkatje dhe me ujitje. Jam i kënaqur me prodhimin, por nuk ka kush e vjel. Të rinjtë kanë ikur në emigrim”, tha fermeri Gjon Lazri.

Ndërsa fermeri, Preç Ndoj komenton mungesën e prodhimit ne zona te tjera.

“Kam dëgjuar për ata që ankohen se s’ka prodhim por kjo vjen nga mungesa e shërbimeve. kur nuk e sheh pemën për 12 muaj dhe shkon veç në vjeshtë për ta vjel, ai nuk bën kokrra. Ne jemi të kënaqur me prodhimin sepse ne i bëjmë shërbim të vazhdueshëm”.

Falë prodhimit të bollshëm, çmimi i vajit të ullirit mbetet i njëjtë me vitin e kaluar. Aktualisht po tregtohet nga 400 deri në 600 lek për litër, në varësi të cilësisë.

Kultivimi i ullinjve në Troshan të Lezhës është një tradite e hershme, ku numërohen rreth 50 mije rrënjë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • XXX: 29/10/2023 21:18

    Ullinjt mbesin pa vjel e te rinjt vjelin ullinjt ne Greqi.Eshtd shume ma me leverdi te punosh tokat tuaja.Nuk jeni me te fituar.

    Përgjigju
  • Topi: 29/10/2023 08:57

    Ullinjtë në pemë, punëtorët në emigrim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?