Bota

Prodhon raketa ajrore për Ukrainën, përfshihet nga flakët fabrika kimike në Gjermani (VIDEO)

3 Maj 2024, 18:53| Përditesimi: 3 Maj 2024, 18:56

  • Share

Një fabrikë kimike e kompanisë industriale Diehl Metal në Berlin, e cila prodhon raketa ajrore IRIS-T për Ukrainën është përfshirë nga flakët këtë të premte, duke shkaktuar një re të madhe tymi.

Autoritetet në Berlin kanë lëshuar një paralajmërim zyrtar për rrezikun dhe u kanë kërkuar njerëzve që të qëndrojnë larg zonës pasi reja e tymit tashmë po shtrihet në pothuajse të gjithë zonën perëndimore të qytetit.

Zjarri është në Diehl Metal Applications në lagjen Lichterfelde të Berlinit, e cila është një kompani motër e Diehl Defense, prodhues i raketave vdekjeprurëse IRIS-T.

Për shuarjen e flakëve janë mobilizuar 170 zjarrfikëse, teksa zjarrfikësit ndërhyjnë nga jashtë, me kostume mbrojtëse specifik. Vendi është evakuuar plotësisht dhe deri tani nuk raportohet për të lënduar në mesin e punonjësve të fabrikës. Megjithatë, një zjarrfikës ka pësuar shqetësime për shkak të nxehtësisë së madhe të shkaktuar nga zjarri.

 

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?