Kronikë

Prodhonte detergjentë të paligjshëm dhe të dëmshëm për shëndetin, nis hetimi ndaj një 54-vjeçari

23 Prill 2022, 16:03| Përditesimi: 23 Prill 2022, 16:11

  • Share

SHKODËR- Hetimi ka nisur ndaj Besnik Kopshti, pronarit të një subjekti në Shkodër, pasi prodhonte detergjent në mënyrë të paligjshme dhe i hidhte në treg.

Në kuadër të një operacioni, policia gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e 54-vjeçarit në Dobraç, me fushë aktiviteti prodhim, ambalazhim dhe tregtim detergjentësh, ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, produkte të ndryshme industriale për të cilat nuk dispononte certifikatën përkatëse të regjistrimit të markës.

Nga hetimet ka rezultuar se përveç se 54-vjeçari i tregonte në mënyrë të kundraligjshme, ishin edhe të dëmshme për shëndetin e përdoruesve.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”.

J.GJ./Sh.Sh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?