Harvey Weinstein, producent amerikan

Producenti amerikan Weinstein i dorëzohet policisë pas akuzave për përdhunim

25 Maj 2018, 22:34| Përditesimi: 25 Maj 2018, 22:38

  • Share

Producenti amerikan i cili tronditi Hollywoodin me akuzat për abuzim seksual, Harvey Weinstein, është dorëzuar në polici në New York,

Dhjetra gra kanë bërë akuza kundër ish-manjatit të Holliwood-it, përfshirë përdhunimin dhe sulmet seksuale. Zyrtarë anonimë theksuan se 66 vjeçari Weinstein pret të gjykohet për abuzim seksual dhe se një krim i tillë mund të dënohet me burgim deri në 25 vite.

Weinstein gjithmonë ka pohuar se ai kurrë nuk ka qenë i angazhuar në sjellje seksuale pa pëlqim.

Avokati i Weinstein, Benjamin Brafman

Në mesin e personave që kanë akuzuar producentin Weinstein për abuzim ose përdhunim janë aktoret me famë si Kate Beckinsale, Gwyneth Paltrow dhe Angelina Jolie.

Akuzat për abuzim seksual që përfshijnë producentin Harvey Weinstein dhe aktorin Kevin Spacey tronditën Hollywoodin në fund të vitit të kaluar. Ai është përjashtuar nga kompania filmike e themeluar së bashku me vëllain e tij Robert dhe i janë ndërprerë lidhjet me Akademinë Filmike të Hollywoodit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?