Andrew Weatherall

Producenti i famshëm britanik ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

19 Shkurt 2020, 19:21| Përditesimi: 19 Shkurt 2020, 19:28

  • Share

Andrew Weatherall, një nga DJ dhe producentët më të dashur në Mbretërinë e Bashkuar, ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare.

Artisti, i lindur në Windsor, arriti famë të madhe gjatë epokës së “House Acid”, dhe punoi me “New Order” dhe “Happy Mondays”.

Prodhimi dhe vepra remix e tij në Screamadelica të Primal Scream e shndërruan atë në një album që përcaktoi epokën, duke i siguruar grupit çmimin e parë të Mërkurit në vitin 1992.

Sipas The Guardian, Weatherall ndërroi jetë në spital të hënën në mëngjes, pas një embolie pulmonare.

 “Ai po trajtohej në spital, por fatkeqësisht mpiksja e gjakut arriti në zemër. Vdekja e tij ishte e shpejtë dhe paqësore”, thuhet në deklaratën nga zëdhënësi i tij.

“Familja dhe miqtë janë shumë të pikëlluar nga vdekja e tij dhe po marrin kohë për të mbledhur veten e tyre.”

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?