Sociale

Ekspertja e ekonomisë Kortoçi: Turizmi po mbështetet tek prodhimet që importohen, ky sektor nuk zhvillohet pa bujqësinë e vendit! Qeveria të subvencionojë

23 Janar, 13:59| Përditesimi: 23 Janar, 14:08

  • Share

TIRANË - Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj Kortoçi ishte sot në Report Tv teksa foli mbi problematikat e bujqësisë në vend, teksa mbizotëron rritja e mallrave të importit, 70% për frutat dhe zarzavatet.

Kortoçi thotë për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’ se produktet vendase duhen subvencionuar nga shteti, ashtu siç ndodh në vendet e rajonit.

'Vërtetë jemi në ekonomi tregu dhe është tregu që duhet të gjejë vetveten, por jemi në trazicion në një ekonomi tregu që ka mungesa të individëve profesionistë dhe ka nevojë për ndërhyje në treg që të ndihmohet fermeri. Produkti vendas duhet subvencionuar. Këtyre fermerëve në vende rurale që t’iu ulet kosto dhje çmimi final do jetë me kosto me të ulët. Edhe fermerët duhet të organizohen me njëri-tjetrin. Bashkimi do përdorë mekanikën në mënyrë më të organizuar.'

Nga ana tjetër, produktet e importit merren me kosto më të lirë nga tregtarët shqiptarë, por shiten mjaft shtrenjtë.

'Nëse do themi cilat janë shkaqet, janë 30% të produkteve bujqësore që është rritur numri i eksportit. Paratë po dalin jashtë Shqipërie përmes importit. Produkti në treg blihet me më pak lek dhe këtu shitet dyfish.'

Sakaq, ka dhe një braktisje të zonave rurale dhe toka në shumë zona mbetet e papunuar.

'Produktet bujqësore në rajon subvencionohen nga shtetet e tyre dhe kosto e tyre është më e ulët. Kjo bën që tregtari të zgjedhë një produkt të huaj importi. Kemi thënë se kemi abuzim, tregtari e blen me çmim të ulët por nuk mban me çmim të ulët në treg. Në treg ka 3 aktorë, publik, privat dhe qytetarin. Qytetarin e mbron shteti nga abuzimet e çmimeve. Ky sektor bujqësie po bie, në nivele të ndjeshme. Bën që qytetari të jetojë në zona rurale. Largohet nga vendbanimi i tij. Nuk punon më tokën. Kur tkurret produkti i brendshëm, paratë vijnë nga turizmi, detyrohesh ta shpenzosh paranë jashtë dhe ta marrësh produktin nga jashtë. Dhe turizmi nuk mbështet nga produkti i brendshëm dhe ky sektor nuk ka përfitim këtu.'

Rënia e bujqësisë ndikon edhe në turizmin, pasi ky i fundit është një sektor që mbështet në produktet e importit, ndërkohë që duhet të mbështetej në prodhimet dhe bujqësinë e vendit.

'Nëse duam turizëm lokomotiv në ekonomi, nuk mund ta zhvillojmë turizmin pa bujqësinë.'

G.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 24/01/2025 02:01

    Duhet dhe industria,sidomos ajo e lehte qe prodhimet stok te perpunohen.Mbeten fermeret duke hedhur prodhimet ne kanal.Mu kalb molla-thote njeri,u kalb patja-thote tjetri,nuk kam c'ta bej grurin,po e hane minjte-thote dikush tjeter.Po te kishte kombinate perpunimi qe minimalisht pataten t'a kthenin ne niseshte,mollen ne leng,recel,apo pure'molle,apo te konservoheshin fruta e perime,se nuk po kerkojme kombinate ku te nxjerresh vaj bimor per konsum nga fara e rrushit,te nxjerresh qumesht bimor nga bajamja,apo te besh krem kozmetik nga gruri,apo te besh cereale nga dritherat,sot nuk do te flitej per kete gjendje te deshperuar te bujqesise ku ke vetem 3 rruge:1-ose gjej treg e shite edhe me humbje,2-ose siguro subvencion nga shteti,po te kalosh gjithe burokracite ,kushtet e miqte e miqve qe perfitojne /pjesen e luanit/,3-ose falimento,braktis cdo gje e ik!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?