Zv.Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Ranieri Guerra, shpjegoi se epidemia e koronavirusit ka shumë ngjashmëri me gripin spanjoll që shkatërroi botën një shekull më parë
“Edhe pse ka shenja pozitive, emergjenca shëndetësore e lidhur nuk mund të thuhet se ka përfunduar përfundimisht” - Kjo është ajo që deklaroi Ranieri Guerra, zëvendësdrejtor i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), i cili së bashku me dhjetë shkencëtarë italianë deklaroi pak ditë më parë se ata që preken sot nga Covid kanë një ngarkesë më të dobët virale.
Eksperti, tha se duhet të jemi të kujdesshëm pasi Covid po sillet si gripi spanjoll që uli agresivitetin në muajt e verës dhe u rikthye edhe më i egër në vjeshtë, duke vrarë 50 milion gjatë valës së dytë. Një skenar makthi i cili natyrisht, shpresojmë se nuk do të materializohet.