Covid, profecia e virologut italian: Duhet të përgatitemi për më të keqen

15 Maj 2020, 14:26| Përditesimi: 15 Maj 2020, 14:29

  • Share

Fabrizio Pregliasco, eksperti i Universitetit të Milanos dhe drejtori mjekësor i IRCCS shprehet se koronavirusi ka karakteristika që nuk i kemi pare kurrë te të tjerët virusë dhe se Covid nuk do të largohet për të paktën një apo dy vjet por do të jetë më pak agresivë.

Fjalët e virologut Fabrizio Pregliasco nuk paralajmërojnë ‘kohë të mirë’. Ai gjithashtu këshillon që duhet të përgatitemi të përballemi me valë të reja të infeksioneve gjatë muajve në vazhdim.

Duke folur gjatë emisionit "Di Martedì", i drejtuar nga Giovanni Floris në ‘La7’, eksperti i Universitetit të Milanos dhe drejtori mjekësor i IRCCS, foli për zbulimet e fundit të bëra në patogjenin e tmerrshëm me emrin koronavirus.

"Shpresojmë që ky virus do këtë më vonë efekte më të buta te njerëzit. Ndoshta ai do të ndryshojë. Këto lloj virusesh kanë tendencë të bëhen më 'të butë', më shpërhapës por edhe me më pak ndërlikime. Ky virus po na shqetëson vërtet. Ai ka tipare që nuk i kemi parë, krahasuar me vitet e tjera, në krahasim me mënyrën se si përhapet. Në veçanti te asimptomatikët dhe me shumë prej tyre".

Pastaj vjen paralajmërimi nga Fabrizio Pregliasco: Kam frikë se ky virus do të jetë me në për një apo dy vjet. Duhet të përgatitemi për skenarin më të keq, përkatësisht atë të pandemive të së kaluarës. Me valë të mëtejshme shpërthimesh. Duhet të përgatitemi për më të keqen por edhe me shpresën dhe hipotezën se koronavirusi do të jetë më paqësor dhe më i menaxhueshëm”.

Skenari i parashikuar nga Pregliasco, pra, është ai i vazhdimësisë së gjendes pandemike, bashkëjetesës me virusin, me shpresën së ai do bëhet më "i pajtueshëm" me qeniet njerëzore.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?