Politikë

Profesionalizmi i Institutit Piepoli dhe serioziteti i Report TV në parashikimin e saktë të katër palë zgjedhjeve në Shqipëri

28 Prill 2021, 14:12| Përditesimi: 28 Prill 2021, 17:19

  • Share

Për të katërtën herë rresht, Instituti prestigjoz Piepoli, në bashkëpunim me Report TV, parashikuan shumë kohë më parë rezultatin zgjedhor të 25 prillit. Duke nisur që në dhjetor 2020, në fakt Report TV transmetoi sondazhet e realizuara nga instituti italian i kërkimeve dhe që atëherë, kapi tendencën politike që do të konfirmohej më pas nga votat e zgjedhësve, domethënë shembjen vertikale të LSI, rritjen e PD dhe rikonfirmimin e PS për mandatin e tretë. Kjo tendencë mbeti e qëndrueshme dhe në të gjithë sondazhet që pasuan, dhe, me kalimin e javëve dhe rritjen e numrit të të intervistuarve, parashikimet u bënë gjithnjë e më të sakta dhe të detajuara.

Instituti Piepoli dhe Report TV ishin të vetmit që llogaritën në 4 sondazhet e fundit edhe numrin e mandateve për cdo qark dhe më pas në nivel kombëtar. Një parashikim që asnjë televizion tjetër në Shqipëri, nuk guxoi ta ndërmerrte. Por pikërisht falë eksperiencës së Institutit Piepoli që bashkëpunon në Shqipëri me Report TV që në 2013, parashikimet u gjetën të gjitha.

Ne fakt shumë javë më parë se 25 prili , Instituti Piepoli parashikoi fitoren e Partisë Socialiste të cilës i caktonte një sasi maksimale prej 73 mandatesh me një përqindje 48%: Në realitet PS mori në nivel kombëtar 48.5 % dhe 74 mandate. Edhe për PD Piepoli parashikoi një maksimale prej 58 mandatesh dhe një përqindje votash mes 39 dhe 43 %: në realitet PD mori 59 mandate dhe një përqindje 39.3%. Dolën dhe parashikimet finale për votat totale të LSI të parashikuara mes 3.5 dhe 7.5%, kur në realitet mori 6.8%. Piepoli gaboi vetëm me kalkulimi e mandateve të LSI, që parashikoi mes 8 dhe 10, kur në të vërtetë morën vetëm 4: diferenca përfundoi te PSD.

Sondazhi i Piepolit në rang kombëtar pak ditë para zgjedhjeve

Shumë i saktë parashikimi i votës edhe në shumë qarqe. Si në Durrës për shembull ku Piepoli parashikoi deri në 8 mandate për PS, mes 5 dhe 7 mandate për PD dhe rrezikun për të mos marrë asnjë mandat nga LSI, sic ndodhi në realitet. Piepoli e përjashtoi mundësinë që  në Fier Partia Socialiste të merrte mandatin e dhjetë, sic prisnin socialistët, ndërsa në Berat regjistroi rritjen e PS dhe mundësinë konkrete për të marrë 5 mandate duke rezervuar nga 1 deri në 3 për PD, siç ndodhi realisht. 

Sondazhi i Piepolit në Qarkun Durrës pak ditë para zgjedhjeve

 

Sondazhi i Piepolit në Qarkun Fier pak ditë para zgjedhjeve

 

Sondazhi i Piepolit në Qarkun Berat pak ditë para zgjedhjeve

 

Ndërsa opozita e etiketonte edhe sondazhin tonë si “të shitur apo të manipuluar, realiteti tregoi përsëri se kush kishte të drejtë. Na kishte ndodhur me zgjedhjet politike të 2013, pastaj me ato administrativet të 2015 dhe me politiket e 2017. Instituti Piepoli dhe Report TV kanë parashikuar gjithnjë me saktësi absolute rezultatin final, duke duruar në kurriz kritikat e forcave politike që dukeshin të penalizuara, por që në të vërtetë humbën dhe në realitet. 

Tabelat e Piepolit dhe të Report TV u kundërshtuan gjatë fushatës zgjedhore nga sondazhe të tjera të transmetuara nga media pranë opozitës, dhe që parashikonin fitoren e thelle e PD dhe LSI. Deri në publikimin të exit poll natën e 25 prillit, që lajmëronin triumfin e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, e përgënjeshtruar më pas nga numërimi real i votave. Një operacion i qartë propagande politike që ndonjë palo-analist përpiqet ta përdorë si provë manipulimi. Ndërsa në gjithë botën normale gjykohet serioziteti i një sondazhi apo i një exit poll në bazë se sa afër doli krahasuar me rezultatin real të zgjedhjeve, në Shqipëri, ndonjë mbështetës i opozitës gjykon korrektësinë e zgjedhjeve në bazë se sa iu afruan rezultateve të exit poll. Po shqiptarët dinë ta bëjnë fare mirë dallimin dhe janë mësuar të refuzojnë gënjeshtrën. Mjaft më. 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cubi: 28/04/2021 22:34

    Hallall jeni TV me I besueshem dhe me I pamvarur nga te gjith.populli eshte me ju. Jo si CA TV qensh qe presin cfar Tu japim ndonje therrime edhe mbajn ison e politikaneve sipas interesit.

    Përgjigju
  • CaBone: 28/04/2021 21:20

    Me te vertet shum i sakt Piepopli. Dhe jo cetem ne kto. Bravo.

    Përgjigju
  • O tej: 28/04/2021 17:39

    Bravo Piopeli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?