Profesori Et’hem Ruka: Pse COVID-19 vret më shumë meshkuj se femra

29 Prill 2020, 16:53| Përditesimi: 29 Prill 2020, 16:55

  • Share

Profesori dhe ish ministri i Arsimit, Et’hem Ruka në një postim ka sqaruar se pse COVID-19 vret më shumë meshkuj se femra. Sipas studimeve në vendet më të prekura nga koronavirusi përqindja më e lartë e viktimave janë meshkujt dhe duket se femrat janë më të imunizuara ndaj këtij virusi vrasës.

Për profesorin Et’hem Ruka imuniteti më i lartë te femrat por dhe fakti që meshkujt janë më të prirur të zhvillojnë hipertension dhe diabet janë arsye se pse COVID-19 u merr jetën më shumë gjinisë mashkullore. Gjithashtu dihet që koronavrusi ka statistika më fatale tek ata persona që kanë sëmundje bashkëshoqëruese.

Statusi i plotë të profesorit Et’hem Ruka

PSE CORONAVIRUSI VRET ME SHUME MESHKUJT SE FEMRAT?

Rreth 60% e te vdekurve ne Itali nga koronavirusi janë meshkuj. Kjo shifër për Spanjën përllogaritet 59%, për Gjermaninë 58% dhe për New Yorkun 69%. Një prirje e tille vihet re edhe ne vende te tjera.

Shume kërkues janë munduar te japin një shpjegim për këtë sjellje te diferencuar te gjinive njerëzore ndaj te njëjtit patogjen. Sipas disave meshkujt vdesin me shume se preken me shume nga hipertensioni e diabeti.

Një shpjegim tjetër mbështetet ne mënyrën e funksionimit te sistemit imunitar. Disa proteina te sistemit imunitar te angazhuara kundër viruseve sillen ne menyre te ndryshme ne dy gjinite. Ky ndryshim i detyrohet hormoneve dhe gjeneve te vecanta.

Sistemi imunitar i i lindur dhe i fituar i femrave konsiderohet me i forte se ai i meshkujve. Nje nga keto ndryshime qëndron ne pranine e nje proteine te vecante qe quhet receptori i tipit Roll (Roll7). Kjo proteine njeh ne menyre specifike nje proteine te virusit duke e konsideruar ate te huaj per organizmin, e ne kete menyre fillon procesi i asnjanesimit te patogjenit. Gjeni qe bart informacionin per receptorin e tipit Roll ndodhet ne kromozomet seksuale X. Meqenese femra ka dy kromozome X (XX), ndersa mashkulli vetem nje te tille (XY), le te dyshosh se femra bart dyfishin e informacionit per sintezen e receptorit te llojit Toll.

I gjithe ky informacion per receptorin Roll eshte vjele nga Revista Science Immunology 2018.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?