Profesori italian i farmakologjisë: Covid me ngarkesë të ulët virale, por janë shtuar rastet e një lloj tjetër pacienti...

29 Maj 2020, 15:13| Përditesimi: 29 Maj 2020, 15:15

  • Share

Diçka për virusin Sars-CoV-2 duket se ka ndryshuar. Profesori italian Giuseppe Remuzzi, drejtori i Institutit për Kërkime Farmakologjike Mario Negri, është i bindur për këtë dhe tha për gazetën Corriere della Sera se ndoshta po përballemi me një ulje të ngarkesës virale të koronavirusit. Kjo, sipas tij demonstrohet nga rënia e numrit të pacientëve në spitale

Duket, pra, se mënyra se si manifestohet vetë koronavirusi ka ndryshuar, mbase për shkak të një ndryshimi në ngarkesën virale të tij

"Kur ngarkesa virale është shumë e lartë, sëmundja shfaqet zakonisht serioze," shpjegon profesori Remuzzi. "Tani nuk ndodh më, jo si më parë, të paktën. Deri në atë pikë sa studimet italiane mbi barnat për të luftuar virusin janë në vështirësi sepse ka pak të sëmurë". Tani, virusi nuk arrin më në mushkëri, shkakton dëme serioze si në muajt e kaluar, por duket se ndalon në traktin e sipërm të frymëmarrjes, sjellje kjo e tij që mund të varet nga "një ngarkesë më e ulët virale".

Po çfarë mund ta ketë shkaktuar këtë ndryshim? Sipas ekspertit, maskat, të ndërthurura me masat e izolimit dhe larja e shpeshtë e duarve "janë arsyeja e parë për këtë dobësim".

"Virusi vret më pak," tha Remuzzi, duke theksuar megjithatë, se tani ekziston "një lloj tjetër i pacientit". Këta janë "njerëz të infektuar në të kaluarën, të cilët gjithashtu trajtohen në shtëpi, por sëmundja te ata shfaqet këmbëngulëse dhe e paparashikueshme, e cila alternon simptomat e frymëmarrjes me të tjera simptoma si dhimbje e kockave, humbja e aromës dhe shijes etj. dhe mbi të gjitha duket se sëmundja nuk do të mbarojë kurrë ". Këta pacientë luftojnë për t’u shëruar. Këta janë njerëz që ndodhen prej më shumë se një muaj të sëmurë duke pritur për rezultatin negativ të testit të tamponit", të cilët janë në një lloj "terreni të mesëm": ata nuk janë të shtruar në spital, por as nuk mund të konsiderohen plotësisht të shëruar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?