Profil/ Jetmir Zaganjori, kompozitori 30-vjeçar që krijon me folklorin! Dhjetëra çmime e më shumë vepra se sa vjet jetë: Asnjë dritë jeshile për punë

14 Gusht 2023, 16:26| Përditesimi: 15 Gusht 2023, 09:34

  • Share

Kjo vepër muzikore që u luajt në Festivalin e Lubjanës është krijuar nga Jetmir Zaganjori... ‘Anosmia-n’, kompozitori i ri e ndërtoi mbi pandeminë dhe Përfaqësoi me të Vox Baroque Shqipëri... U performua gjithashtu në ngjarje të tjera ndërkombëtare të muzikës si Belgrade Music Center Festival , Kotor Art Festival , Chopen Festival dhe  Dubrovnik Summer Festival.

Është rreth të 30-tave, por vepra muzikore ka më shumë se sa vjet jetë. Të shumta i ka edhe vlerësimet brenda e jashtë vendit... ndonëse deri para pak ditësh ka punuar si kamerier. E takojmë këtë fillim gushti për të na rrëfyer më shumë mbi muzikën e jetën e tij...

Në Shkodrën ku lindi, kompozitori i ri, tingujt muzikor nisi t’i lexojë si harmoni të shpirtit. Prej moshës 6-vjeçare ai dialogonte përmes melodive në pianoforte.

I është mirënjohës figurave të para që ndihmuan në formimin e tij, e liceut artistik “Prenk Jakova”, ku notë pas note nisi të fitojë siguri... Kujton me nostalgji kur duart e tij prekën pianon e Prenk Jakovës, falë famijares sw tij Rudina Jakovës.

Nga të luajturit muzikë, në krijimin e saj u deshën mbi një dekadë leksione e përkushtim. Për pranimin në Universitetin e Arteve, ai i besoi për veprën e parë muzikës klasike...

Me muzikologun Vasil Tole, si pedagog udhëheqës, tradita do të zinte rrënjë në krijimtarinë e muzikantit të ri.

Që në përfundim të studimeve në 2018-ën, do të nisnin vlerësimet e para për krijimtarinë e tij... ku ishte pikasur autenticiteti i muzikës të folklorit, harmonia klasike e teknika kontemporane.

Pas baletit “Ballkan Express”, një vit më vonë konsolidon formimin në Irlandë dhe prezanton atje veprën e tij për pianoforte “Muji, Halili dhe Zana’ të frymëzuar në Eposin e Kreshnikëve.

Po në 2019-ën, Akademia e Kompozicionit në Tiranë e udhëhequr nga Thoma Simaku, do të hapte një derë më shumë për të. Që të komunikonte muzikën e tij, dhe për më tepër vepra e tij ‘Agony’ të luhej nga klarinetisti i njohur francez Jérôme Comte.

Në mbyllje të vitit 2022 u vlerësua në konkursin Çesk Zadeja. U përzgjodh ndër tre më të mirët në kompeticionin ndërkombëtar për Flaut dhe Klarinet të DIapfonia Edizioni në Itali.

Është fitues i konkursit të kompozicionit George Stenhanescu me ‘Legjendën e Mujit’ këtë vit, ndërsa kompozimi i tij mbi Vallen e Rrajces prformohet në Ëestern Balkan Orchestra  si vepër fituese.

Ka kaluar mbi një dekadë kur Zaganjori e nisi kompozicionin me 10 kolegë të tjerë. Këtë vit, kjo degë rrezikon të ketë vetëm një student. Ai vet pavarësisht angazhimit dhe evidentimit si talent e përçues i folklorit në muzikë, është i papunë.

Ndonëse ndjen keqardhje për situatën, thotë se artistët në Shqipëri nuk mbështeten.

Ka kompozuar gjatë kësaj dekade pavarësisht lodhjes e orëve të gjata në punë. Thotë se kjo është jeta, ëndrra e tij. Në muzikë ka Shqipërinë, të kaluarën, traditën, modernen, të sotmen. Por, të ardhmen, ende s’po e gjen në vendin e tij

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?