Pak ditë më parë kishte errësirë dhe kaos në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa dukej se dosja Shullazi do të hynte në një tjetër spirale vonesash, pasi askush prej prokurorëve nuk pranonte të jepte pretencën për të e anëtarët e bandës së tij, pas largimit të prokurorit Eneid Nakuci me shpjegimin se ishte i sëmurë dhe po kurohej jashtë vendit.
Por situatën e mori në dorë vetë drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, e cila u përball me rebelimin e vartësve të saj. Prela deklaroi më 19 shtator se do të ishte edhe ajo vetë pjesë e kësaj dosjeje. Donika Prela i caktoi me short prokurorët e tjerë që do jepnin pretencën me qëllim që procesi të zhbllokohej.
Ajo zgjodhi të ishin krah saj për të dhënë konkluzionet prokurorët Besnik Muçi, Anton Martini, Gentian Osmani. Prokurorëve në krah të saj iu deshën dy javë për të studjuar dosjen që rrezikonte të ngecte për të dhënë sot konkluzionin.
Në leximin e pretencës së Prokurorisë që kërkonte 64 vite burg për anëtarët e bandës së Emiljano Shullazit, raportohet që Prela të mos ketë qënë prezente, por zhbllokimi i këtij procesi padyshim mban firmën dhe guximin e saj.
Banda e Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel "Vollgën" në Durrës. Shullazi rrezikon të dënohet me 17 vite vite burg për akuzat, po ashtu edhe anëtarët e bandës; Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela.
Sa vite burg kërkoi Prokuroria
Emiljano Shullazi - 17 vite burg
Gilmando Dani - 15 vite burg
Blerim Shullazi - 10 vite burg
Endrit Qyqja - 11 vite burg
Endrit Zela - 11 vite burg
Por kush është Donika Prela? Ajo njihet si mikeshë e kryeprokurores Arta Marku dhe mori drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda më 9 maj, pasi kishte drejtuar prej 5 muajsh Prokurorinë e Durrësit. Ndër dosjet kur Prela ka qenë prokurore është dhe ajo e djalit të kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, Ledio Ruçi, në vitin 2012. Çështja e këtij të fundit, një aksident me pasojë vdekjen e një vajze, ishte mbyllur nga Prela. Gjatë kohës që Prela drejtoi prokurorinë e Durrësit kjo prokurori nisi dhe hetimet ndaj ish kryeprokurorit Llalla, dosje e cila tashmë është transferuar tek Krimet e Rënda, të cilat do të drejtohen nga Donika Prela.
Komente

Ju lumte zonje e nderuar.
PërgjigjuHallall Goce bashke me Ekipin....me rradhe te gjithe te tjeret..
PërgjigjuHallall Goce bashke me Ekipin....me rradhe te gjithe te tjeret..
PërgjigjuU desh nje grua te vendos drejtesine, bythecet prokurore jane aty veç per te prere parate dhe shitur drejtesi.
Përgjigju