Kronikë
Top 24

Kush është prokurorja që çoi pas hekurave Rexhep Rrajën, djalin e deputetit të PS

30 Shtator 2018, 19:13| Përditesimi: 30 Shtator 2018, 22:00

  • Share

Mirela Kapo është prokurorja e Rrethit Gjyqësor Krujë e cila kërkoi arrestimin e 25-vjeçarit, Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS, Rrahman Rraja, për ushtrim dhune ndaj ish të dashurës së tij, Xhisiela Maloku. Gjykata e Krujës pranoi kërkesën e prokurores dhe për rrjedhojë i riu u prangos sot në ambientet e një lokali pranë Rinasit. Rastësia bën që edhe gjyqtarja që pranoi kërkesën të jetë gjithashtu një grua, Enkelejda Hoxha, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Krujës. Dy gra të cilat i vijnë në ndihmë një vajze të re të dhunuar dhe përndjekur prej një kohe të gjatë nga ish i dashuri i saj. 

Çështja e Xhisielës trazoi politikën, pasi denoncimi i saj u zbulua rreth tre muaj më pas, kur ish-oficeri i Fushë Krujës, Emiljano Nuhu nga arratia, akuzoi publikisht se ishte kërcënuar me jetë për të liruar djalin e deputetit. Në fakt, Nuhu, nuk ka kryer disa prej detyra bazike të lëna nga prokurorja Kapo në rastin e ndalimit të Rexhep Rrajës. Ish-oficeri ka injoruar shtatë nga 11 detyrat që prokurorja ia kishte deleguar atij për t'i trajtuar, ndërsa më pas është detyruar t'i kryejë vetë me oficerët e saj. 

Një nga detyrat që ka hedhur dritë mbi këtë ngjarje që çoi në arrestimin e Rexhep Rrajës është dhe ballafaqimi mes Xhisiela Malokut dhe Rexhep Rrajës. Ky ballafaqim është bërë në një nga zyrat e Prokurorisë së Krujes dhe që është përgjuar nga prokuroria. Përgjimi ambiental është kryer në një moment tensioni mes dy të rinjve në Prokurorinë e Krujës. Gjatë debateve të bëra sëbashku, biseda që janë përgjuar nga akuza, Rraja pranon se e ka përndjekur për një kohë të gjatë vajzën dhe e ka rrahur. Njëherësh, janë sekuestruar tabulatet telefonike dhe nëe sërë mesazhesh në aplikacionin Ëhatsapp të shkëmbyera mes vajzës dhe Rrexhep Rrajës.

Ish-oficerja që ka hetuar dosjet e nxehta
Por kush është prokurorja e Krujës që iu mbylli gojën pa u menduar dy herë përfaqësuesve politikë të të dy krahëve, duke çuar pas hekurave dhunuesin. Mirela Kapo, prej tre vitesh ushtron detyrën e prokurores së Krujës. Ajo ka mbaruar studimet e larta për Juridik dhe pas përfundimit të shkollës ka nisur karrierën e saj në drejtësi si oficere në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Pikërisht në këtë prokurori si oficere ka hetuar disa çështje të rëndësishme që ky institucion ka pasur. Pas disa vite si oficere, Mirela Kapo konkurron në Këshillin e Prokurorisë së Përgjithshme për t'u bërë prokurore. Ajo fiton dhe dekretohet nga presidenti prokurore në Krujë në vitin 2015 ku vijon të ushtrojë detyrën e saj. Prokurorja Mirela Kapo në rreth 3 vite të ushtrimit të detyrës së Prokurores në Krujë, ka hetuar disa prej dosjeve të grupeve kriminale në këtë zonë.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ceni nga Balldreni: 01/10/2018 13:43

    Fredi DOBIÇI , që e gjetën Plakat e Lagjes në Ferra të Braktisur nga Prindërit! HahahahahahH! E morën Plakat dhe e mbështollën me Lesh të Palarë MAVRINË sepse ishte NXIRË nga i Ftohti i Acartë , prandaj NUK ka edhe Palcë Kirrizore , sepse ka Vuajtur për më shumë se 4 Orë nëpër FERRA DitëZIU Fredi!

    Përgjigju
  • Fredi: 30/09/2018 21:37

    Ç far emri, Rrexhep! Hahahahahahaha Hyqmet, Bexhet, Xhevdet, Shefqet, hahahhhahaha!

    Përgjigju
    • Faiku: 01/10/2018 10:58

      Faiku eshte serish semure, e ka kapur sindroma e motrave te ndara nga burri. Po ti dhunosh motren Faikut jo vetem qe nuk denohesh por familje e tij fshatare ben feste, me kusht qe dhunuesi te jete djale deputeti, deputet, drejtor ose brigadier. Nese je njeri thjeshte i pa rilindur behet nami, nuk te falin ata hahahaha. Shikoni cfare emri mesjetar mban i shkreti Faik, qe ketu fillon gjeneza e injorances se kesaj kategorie bastardesh qe po imarrin frymen shtetit. Une them eshte perdhunuar sot, Faiku thote po kishte dhe dje por harron pardje kur gjyshja i milte me rradhe vicat e fshatit. Kjo eshte origjina hibride e Faikeve, koktej epshesh bagetish.

    • Fredi: 01/10/2018 10:28

      Faiku eshte serish semure, e ka kapur sindroma e motrave te ndara nga burri. Po ti dhunosh motren Faikut jo vetem qe nuk denohesh por familje e tij fshatare ben feste, me kusht qe dhunuesi te jete djale deputeti, deputet, drejtor ose brigadier. Nese je njeri thjeshte i pa rilindur behet nami, nuk te falin ata hahahaha. Shikoni cfare emri mesjetar mban i shkreti Faik, qe ketu fillon gjeneza e injorances se kesaj kategorie bastardesh qe po imarrin frymen shtetit. Une them eshte perdhunuar sot, Faiku thote po kishte dhe dje por harron pardje kur gjyshja i milte me rradhe vicat e fshatit. Kjo eshte origjina hibride e Faikeve, koktej epshesh bagetish.

    • Faik: 01/10/2018 00:10

      HahahHahahahahshahah! Fredi PithMotra ka ndjeshmëri 'Histerike' , kur bëhet fjalë për Krime të Lehta , që ndodhin në gjithë Globin ! O Fredi KORBI , po ai djali i Deputetit të Paktën u Arrestua , kurse në kohën e PD KRIMIT djemtë BANDITË dhe KRRIMINELË të Deputetëve të PDsë VRISNIN njerëz , Vinin GJOBA , bënin TRAFIK FEMRASH , bënin TRAFIK KOKAINE dhe HEROINE dhe POLICIA dhe PROKURORIA e PLEPAVE ishin PALË me KRRIMIN , dhe ne (POPULLI) Nuk i mernim vesh fare KRRIMET dhe VRASJET që bëheshin , kurse tashti të paktën po lëviz Shteti dhe Prokuroria ! O Fredi i ZI Skrrop , po në kohën e PDsë në 100 Vrasje që bëheshin në VIT , vetëm 10 Kapeshin dhe Zbuloheshin , kurse 90 të tjera iknin në 'Drejtim të Paditur' dhe Policia dilte në Komunikatë dhe na thoshte se Nuk dihen kush janë AUTORËT ! Fredi je përfundimisht një KOKËLOQE i Pandreqshëm !

  • Fredi: 30/09/2018 20:41

    Ka hetuar, ka hetuar, po cfare dosjesh me rendesi ka hetuar pra? Pasi plasi skandali i fshehjes tre muaj te krimit edhe nga rruga po te merrje nje prokuror do firmoste arestin. Cfare akuze ka ngritur? Si do e mbroje perpara gjykates dhe cili do jete perfundimi? Nul, banditi do dale shume shpejt dhe vajza do dhunohet serish.

    Përgjigju
    • Niku: 30/09/2018 21:44

      Demtime te tjera me dashje neni 90 ikodit people peenalshqiptar.eshte kundravajtje penale denohet me gjobe deri 6 muaj burg.per nje njeri normal sjpet denimmme I rende se 30 ore punene komunitet.

  • None: 30/09/2018 20:09

    Prokurores mos i beni lajka kot! Ajo eshte pergjegjese per kete situate. Duhej qe te kishte marre masa per arrestimin qe ne muajin qershor, gje qe nuk e beri, por beri sehir!!! Ca kuptimi ka arrestimi i sotem, se shkruajten mediat ???? Se I thane nuk kemi cfare te bejme ???? Se ka dhene leje Qeveria ?????

    Përgjigju
    • Nik: 30/09/2018 21:40

      Kundravajtje penale ka kryer djuali.denohet me gjobe deri 6 muaj burg.per nje njeri normal do dennohej me 30 ore sherbimne komunitet

    • Bela: 30/09/2018 20:29

      Prokurorja nuk mund te merrte masa pa patur akt ekspertizen. Jane procedura ligjore qe duhet te ndiqen. Akt ekspertiza eshte prove per arrestimin me vendim gjykate

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?