Klisman Cake me fanellën e Shkëndijës së Tetovës

Sport

PROFIL/ 'Mëkati' i Tiranës dhe fati i lindur me emrin, kush është Klisman Cake? Risia e Sylvinhos në Kombëtare

3 Tetor, 14:38| Përditesimi: 3 Tetor, 14:40

  • Share

Futbolli të jep gjithmonë atë që meriton, herët a vonë. Diçka e tillë i ka ndodhur edhe Klisman Cakes, mbrojtësit qëndror të Shkëndijës së Tetovës i cili në moshën 26-vjeçare është ftuar për herë të parë në Kombëtaren A të Sylvinhos.

Mungesa e Kumbullës prej dëmtimit dhe dyshimi për një lëndim edhe të Ismajlit, ka bërë që trajneri të hedhë sytë te emrat e rinj. Padyshim Cake e ka merituar ftesën pasi në sezonet e fundit është në formacionet e vitit në vendin fqinj me Shkëndijën.

I lindur në Pogradec më 2 maj 1999, Cake është lidhur herët me futbollin. Në janarin e 2016 ai u bashkua me ekipin U-17 të Tiranës dhe pas vetëm një sezoni e gjeti veten në ekipin e parë. Aty djaloshi ia doli të luante për dy sezone, ndërsa klima te bardheblutë e largoi drejt Strugës në shtatorin e 2019.

Veç sportit, Cake ndoqi edhe studimet në vendin fqinj, duke mos harruar dashurinë e vjetër, futbollin. Tre vite me Strugën dhe Cake ra në sy për mbrojtjen 'e hekurt', daljet në sulm, vertikalizimet dhe pasimet deçizive, sidomos me të jashtme.

Kaq u desh që klubi më në formë i Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e Tetovës, ta afronte në ekip më 1 tetor 2022. Për tre vite me kuqezinjtë, Cake siguroi vendin e titullarit dhe tanimë është pjesë e grupeve të Conference League me ekipin e tij.

3 tetori 2025 do mbetet gjatë në memorien e tij, pasi për herë të parë Sylvinho e fton në ekipin A të Shqipërisë. Në vitin 2018 ai debutoi me ekipin U-21 dhe ka koleksionuar tre takime.

Mosbesimi i Tiranës në rininë e hershme nuk e stepi djaloshin, që pas gjashtë vitesh e sheh veten titullar me ekipin e tij dhe një ftesë të merituar në Kombëtare. Mirë se rikthehesh Klisman! Fati yt me futbollin është i lidhur që në emrin që mban, atë të legjendës gjermane të sulmit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • E Sakt: 03/10/2025 16:08

    Cfar jan keta emra:klisman maldin ziko barez shilton…….mirni pak shembull nga vellezerit tan shqiptar matan kufirit:kushtrim shkelqim kujtim burim besnik durim besa shpresa lumturije……vetem me kuptim shqip.respekt per vellezerit shqiptar matan kufijve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?