Muhamet Shatri, profesor

Profil/ Profesor Muhamet Shatri, pararendësi i historiografisë objektive shqiptare

11 Nëntor 2018, 09:49| Përditesimi: 11 Nëntor 2018, 09:53

  • Share

Profesor Muhamet Shatri, njё historian me njё pёrvojё tё gjatё nё studimet historike, nё cilёsinё e Kryetarit tё Shoqatёs panshqiptare “Trojet e Arbёrit”, nёpёrmjet kumtesave tё tij, tё njё niveli tё lartё shkencor, ka dhёnё njё ndihmesё tё çmuar nё zbardhjen e historisё shqiptare, kryesisht tё shekullit tё shkuar, veçanёrisht t’asaj tё luftёs sё Dytё botёrore.

Nё sesionin e parё t’asaj shoqate, tё zhvilluar nё Hamburg tё Gjermanisё mё 12 e 13 qershor 2004, prof. Shatri u paraqit me kumtesёn me titull “Pёrpjekjet e Lidhjes sё dytё tё Prizrenit pёr jetёsimin e aspiratave jetike tё kombit shqiptar”. Ishte njё trajtesё objektive e periudhёs shtator 1943 – nёndor 1944 nё Shqipёrinё, atёherё tё bashkuar nё njё pjesё tё mirё tё kufijve tё saj etnikё. Ishte koha kur kombi shqiptar votoi, pёr tё parёn e tё fundit herё, lirisht pёr tё dёrguar nё Asamblenё Kombёtare tё Tiranёs pёrfaqёsuesit e saj tё ligjshёm nё njё organ mbarёshqiptar.

Ishte njё kohё e vёshtirё, kur interesat kombёtarё tё shqiptarёve dhe mbijetesa e shtetit tё tyre tё bashkuar binin ndesh me rrymёn e pёrgjithёshme tё zhvillimit tё luftёs botёrore. Fataliteti historik deshi qё padrejtёsia e pёsuar nga kombi shqiptar, nё njёzet vitet e para tё shekullit, nёpёrmjet vendimeve tё konferencave ndёrkombёtare tё Londrёs 1913 e tё Versajёs 1919 – 1920, tё cilat njohёn zyrtarisht kufijtё e cunguar tё shtetit tё tij duke lёnё jashtё tyre pothuajse dy tё tretat e trevave tё banuara nga shqiptarё etnikё, tё ndreqeshin  nё njёfarё mёnyre vetёm nё vitet 1941-44, vite qё pёrkuan me pushtimin fashist tё Shqipёrisё. Madje profesori, nё lidhje me kёtё dukuri, citon njё studjues tё njohur anglez, P. Moulton, qё thotё: “ёshtё ironi e fatit qё nё kёtё kёnd tё errёt tё Evropёs, vetёm fashizmi ndreqi atё qё ishte dhe vazhdoi tё jetё padrejtёsi” 

Shtatori 1943, me kapitullimin e Italisё, u dha mundёsinё kombёtaristёve shqiptarё tё mundoheshin tё organizoheshin pёr t’i bёrё ballё rrezikut tё humbjes pёrsёri tё trojeve shqiptare, si pasojё e ndryshimit tё kursit tё luftёs e fitores sё pritme tё aleatёve kundёr Gjermanisё. Nё kёto ditё u themelua Lidhja e Dytё e Prizrenit, “organizata mё e rёndёsishme politike ushtarake nё Kosovё dhe nё trevat e tjera shqiptare, e krijuar gjatё Luftёs sё Dytё botёrore”, thotё prof. Shatri, nё kumtesёn e tij, duke i u referuar librit tё Tahir Zajmit, njёrit nga themeluesit e Lidhjes, ish sekretar i Bajram Currit. Shatri na pёrshkruan rrugёn, pak mё shumё se njёvjeçare, t’asaj organizate, qё pati nё genet e saj vetёm idenё e shqiptarizmit, pa e pёrzjerё atё me ideologjitё e ndryshme qё mundoheshin tё trullosnin mёndjet e shqiptarёve n’ato kohё tё vёshtira.

“Me propozimin e Tahir Zajmit Kuvendi themelues proklamoi bashkimin e Kosovёs, Dibrёs, Tetovёs, Strugёs, Ulqinit dhe Tuzit me Shqipёrinё, si pjesё integrale e saj, dhe kёrkoi bashkimin me tё edhe tё qarkut tё Mitrovicёs, qё i takonte zonёs gjermane tё pushtimit...”

Autori na njeh me vendimet e tre kuvendeve tё Lidhjes, me pёrpjekjet e saj tё gjithanёshme pёr tё organizuar mbrojtjen e tokave shqiptare nga ushtritё serbo – malazeze, me tё cilat bashkёpunonin edhe brigadat partizane shqiptare, tё dёrguara nё Kosovё nga Enver Hoxha. Ai na flet pёr themelimin e Komitetit tё rinisё Nacionaliste Shqiptare dhe tё Komandёs sё pёrgjithёshme tё Rinisё pёr Mbrojtjen e Atdheut e tё Kombit shqiptar qё vepronte nё katёr zona operative, pёrmend batalionet heroike “Hasan Prishtina”, “Nazim Gafurri”, “Zija Gashi” e pёr luftimet e tyre tё pёrgjakёshme nё mbrojtje tё trevave tё Kosovёs. Me gjakftohtёsinё e historianit profesor Shatri na njofton edhe disfatёn e kёtyre formacioneve luftёtarё.

“Mirёpo raporti i forcave, si brenda ashtu edhe jashtё vendit ishte i disfavorshёm pёr forcat atdhetare shqiptare. Kjo pati si rrjedhojё qё nё fund tё nёndorit 1944 kёto forca tё thyheshin nga ushtritё e pёrmendura pakrahasueshёm me epёrsi nё numur e teknikё tё luftёs. Kёshtu Kosova dhe viset etnike shqiptare ranё dhe njёherё padrejtёsisht nёn sundimin jugosllav. Me kёtё mori fund edhe veprimtaria e Lidhjes sё Dytё tё Prizrenit”.

Autori e mbyll kumtesёn e tij tё vyer me njё paraqitje tё gjatё tё dhёnash biografike pёr 83 figura tё shquara t’asaj lёvizjeje atdhetare. Rёndёsia e kumtesёs ёshtё e madhe pёr trajtimin objektiv tё ngjarjeve tё njё periudhe tё dhimbёshme, qё mbetet nё fondin e artё tё kujtesёs sё kombit, por qё padrejtёsisht historiografia 70 vjeçare komuniste e pas komuniste e ka tjetёrsuar, duke shtrembёruar faktet e duke hedhur baltё mashtrimi mbi to. Nё kёtё mёnyrё tre breza shqiptarёsh janё lёnё nё njё errёsirё tё plotё tё sё vёrtetёs historike. Ajo e vёrtetё rimerret pёrsёri nga penda e historianit Shatri, nёpёrmjet kumtesёs “Platforma kombёtare e Lёvizjes Nacional Demokratike Shqiptare”, e mbajtur nё sesionin e dytё tё Shoqatёs, nё Prizren mё 26-27 nёndor 2004.

N’atё studim autori pёrqёndrohet nё veprimtarinё e njё tjetёr organizate kombёtariste, tё krijuar nё shtator 1943, me nismёn e njё grupi intelektualёsh atdhetarё si prof. Ymer Berisha, at Bernard Llupi, Kolё Parubi, Gjergj Martini e tё tjerё, tё cilёt nё dhjetor 1943, formuan Komitetin e Lёvizjes Irredentiste Demokratike, me nё krye gjuhёtarin e shquar, Selman Riza. Ёshtё shumё interesante , por edhe shumё e ndёrlikuar rruga e kёsaj organizate, e cila kishte nё qendёr tё programit tё saj Shqipёrinё etnike. Ajo mbante lidhje me misionet angleze, por ruante me ngulm pavarёsinё e saj tё mendimit, pa u bashkuar me asnjё formacion tjetёr politik tё kohёs. Nuk kuptohet se pse kjo lёvizje nuk bashkёpunoi me Lidhjen e Dytё tё Prizrenit, edhe se shtrirja e saj nё trevat kosovare ёshtё mjaft e gjёrё. Autori sjell nё punimin e tij njё deklaratё tё Gjon Serreqit, njёrit prej drejtuesve tё lёvizjes rinore, nga fundi i marsit 1946: “Ne nuk jemi as komunistё, as nazistё, as fashistё dhe as zogistё e ballistё”.

Duket se ishte njё organizatё idealiste, krejtёsisht e re, qё kishte pёr synim ndёrtimin e njё Shqipёrie tё bashkuar nё kufijtё e saj natyrorё, me standartet e demokracive perёndimore, tepёr larg ideve e praktikave tё regjimit komunist qё ishte instauruar nё Jugosllavi, Kosovё e Shqipёri. Projekti i tyre ishte i mrekullueshёm, ai synonte nё rrёzimin e regjimeve komuniste nё Shqipёri e Kosovё, nёpёrmjet luftёs sё armatosur, por kjo ishte njё sipёrmarrje e pamundur nё Jugosllavinё e viteve tё parё tё mbas luftёs, pёr vetё forcёn e kёtyre regjimeve dhe pёrkrahjes qё gёzonin nga fituesit e luftёs. Megjithatё ata e vazhduan qёndresёn e tyre nё malet e Kosovёs, duke pritur dita ditёs zbarkimin e anglo – amerikanёve, tё cilёt e kishin premtuar njё veprim tё tillё gjatё luftёs, nёpёrmjet tё dёrguarve tё tyre. Por ajo shpresё e shumё forcave kundёr komuniste n’ata vite mbeti vetёm njё iluzion tё cilin ato e paguan me jetёt e tyre, mbasi aleatёt i dorёzuan tek ushtria e kuqe, pёr tё pёrfunduar nё mishgrirёsen e llahtarёshme tё diktaturave komuniste.

Kёshtu edhe pёrfundimi i asaj organizate qe tragjik, mbasi shumica e atyre tё rinjve idealistё, qё ishin lulja e inteligjencёs shqiptare e shpresa e ardhme e Shqipёrisё evropiane, mbaruan jetёt e tyre tё vrarё nё beteja, apo tё dёnuar me masa tё ndryshme, pёr mё tepёr qё veprimtaria e tyre luftarake vazhdoi edhe disa vite mbasi kishte mbaruar lufta. Ata vite qёndrese e ngritёn Kosovёn nё piedistalin e atyre pak Vendeve qё patёn meritёn t’i qёndrojnё pёr shtatё vite pushtetit komunist, duke luftuar pёr Atdheun e bashkuar e demokracinё evropiane tё tij.

Ata shkruan me gjakun e trupave tё tyre rinorё historinё e mohuar tё Shqipёrisё. Prof. Shatri e bёn tё njohur atё histori me krenarinё e shqiptarit atdhetar dhe saktёsinё e historianit skrupoloz, i nxjerr nё dritё figurat e atyre heronjve qё, nёpёrmjet gojёs sё njё vajze shkodrane, Marije Shllakut, patёn guximin tё shpalosnin hapur idealin e tyre para gjykatave serbo-shqiptare sllavo komuniste: “ Na luftuem qi pjesёt ma tё dhimbёshme t’Atdheut t’i a kthenim nanёs sё vet. Por e kuptoj se kjo gja s’do tё bahet sot.Megjithatё, edhe mbas vdekjes sonё djemtё dhe vajzat shqiptare do t’a vazhdojnё luftёn tё gjithё deri sa Kosovёn t’i a bashkojnё Shqipnisё” . Fjalё zemre tё njё tjetёr brezi, qё u flijua pёr Shqipёrinё etnike e qё mbeti i mbuluar nga harresa e qёllimёshme pёr mё shumё se gjysёm shekulli. Nderim prof. Shatrit qё tregon gjatё kёtyre viteve historinё e jetёve tё tyre. Ashtu sikurse sjell nё kujtesёn historike ata burra qё, pёr vite tё tёra, kanё lёnguar apo vdekur nё burgun e Mitrovicёs sё Stremit, sepse kishin luftuar me penё e me pushkё, nё mbrojtje tё Shqipёrisё sё bashkuar, dhe ishin dёnuar nga tё dyja dktaturat e sё njёjtёs ngjyrё, nё tё dy anёt e Drinit.

Ideja pёr t’i ngritur pёrmendoret virtuale bashkatdhetarёve qё luftuan me aq sa mundёn, pa kursyer asgjё, pёr tё ruajtur Shqipёrinё e viteve 1941 – 1944, Atdheun e bashkuar qё sendёrtonte ёndёrrat mё tё zjarrta tё atdhetarёve tё vёrtetё ёshtё njё fill i artё qё pёrshkon gjithё veprёn e prof. Shatrit. Ai i kupton, i pёrligj dhe i nderon tё gjithё ata qё, n’emёr tё Atdheut tё bashkuar, punuan pёr administratёn shqiptare t’atij shteti, i mbetёn besnikё deri nё fund tё jetёs sё tyre atij ideali, nuk u tёrhoqёn pёrpara asnjё flijimi nё dobi t’asaj çёshtjeje. Kёshtu nё studimet e tij janё tё pranishёm njё sёrё e gjatё veprimtarёsh atdhetarё tё periudhёs sё luftёs sё dytё botёrore si Xhaferr Deva, Rexhep e Xhelal Mitrovica, Ymer Berisha, Bedri Pejani, Shaban Polluzha, Sak Fazllija, Bardh Isuf Gashi, Ibrahim Grainca, Pajazit Boletini, Mehmet Gradica, Islam Baruti, Bislim Bajgora, Faik Boletini, Ejup Binaku, Haki Taha, kolonel Qazim Komoni, Asllan Boletini, Demё Ali Pozhari, Ali Bajraktari, Ibrahim Kelmendi, Luan Gashi, Jahja Fusha, Hysen Prishtina, Isuf Agushi, Avdyl Henci, Kadri Minushi, Idriz Shamani, Qazim Bllaca, Adem Gllavica, Hysen Tёrpeza e shumё tё tjerё, nё cilёsinё e shtetarёve, tё drejtuesve t’organizatave politike, tё reparteve vullnetare tё nacionalizmit kosovar, apo dhe tё heronjve tё rёnё nё betejat e shumta me serbo-malazezёt, pёr tё mbrojtur trojet e tё parёve dhe Shqipёrinё etnike.

Profesor Muhamet Shatri ka meritёntё jetё njё pararendёs i rishikimit tё historisё sё vёrtetё tё viteve tё luftёs sё dytё botёrore, i ndёrpretimit objektiv e nё kah real t’atyre ngjarjeve. Madje ai polemizon hapur me shumicёn e historishkruesve tё markёs marksiste, si shqiptarё ashtu edhe kosovarё qё, ende mbas dhjetёvjeçarёsh, nuk kanё ndershmёrinё intelektuale t’i paraqesin ngjarjet dhe personazhet e atyre viteve nё dritёn e tyre tё vёrtetё. Kёshtu psh. nё kumtesёn “Mbrojtja Kombёtare e Kosovёs 1941 – 1944, tё mbajtur nё sesionin e shtatё shkencor tё Shoqatёs “Trojet e Arbёrit”, nё Ferizaj mё 27 – 28 korrik 2008, ai shprehet:

“Fatkeqёsisht edhe sot ka historianё shqiptarё qё, duke operuar me sllogane dhe duke injoruar faktet, nuk duan tё kuptojnё realitetin e hidhur, politikёn antishqiptare tё PKJ-sё si edhe rolin antikombёtar tё PKSH-sё karshi çёshtjes kombёtare edhe nё kёto treva etnike shqiptare.”

Ndёrsa, mbas gjashtё vitesh, nё kumtesёn “Ҫlirim apo ripushtim jugosllav i Kosovёs dhe trojeve tё tjera etnike mё 1944”, tё mbajtur nё sesionin e XII shkencor nё Gjakovё, mё 9 gusht 2004, ai thekson qё nё fillim:

“E kam pa t’arsyeshme ribotimin me elementet shtesё pёr hir tё reflektimit negativ qё ka mendёsia e pandryshuar e disa kolegёve tanё, tё cilёt sot e kёsaj dite kёmbёngulin se Kosova me vise pёrreth, mё 1944 u çlirua, e nё fakt ajo u ripushtua pёr tё tretёn herё. Qё ёshtё edhe mё keq, forcave pushtuese jugosllave e bullgare u erdhёn nё ndihmё forcat e armatosura tё Lёvizjes Nacional-çlirimtare tё Shqipёrisё. Veç kёsaj, historianёt e kёtij mendimi dhe vlerёsimi, mendoj, injorojnё gjakun e derdhur dhe mohojnё gjithё dhunёn dhe terrorin, madje dhe genocidin qё ka pёsuar populli shqiptar i pushtuar nga sllavёt e jugut gjatё periudhёs sё robёrisё 1944 – 1999, e qё ёshtё pasojё e kёtij ripushtimi.”

Kёta qёndrime tё qarta, pa mёdyshje, nё pёrputhje me tё vёrtetёn historike, dёshmojnё shtatin moral e intelektual tё profesorit e, njёkohёsisht, amoralitetin mjeran tё historiografisё sonё, qё tjetёrson nё mёnyrё shkandulluese tё shkuarёn e Shqipёrisё, por japin edhe njё ndihmesё themelore pёr historiografinё e s’ardhmes. Shatri nuk njeh kushtёzime ideologjike nё trajtimin e sё vёrtetёs historike e, nё kёtё drejtim, pёrbёn njё dukuri tё rrallё nё historiografinё e kohёs sonё. Pёr tё njёsia matёse e vlerёsimit tё njerёzve qё u pёrfshinё nё vorbullat e atyre ngjarjeve tё ndёrlikuara, duke pёrfunduar nё shumicёn dёrmuese, fli e viktima, ishte pёrkushtimi atdhetar e lufta pёr tё shёrbyer interesat e vёrteta tё shqiptarёve. N’ato kohё tragjike, fatkeqёsisht, ata interesa nuk pёrkonin me ata tё fituesve tё luftёs e, pёr pasojё, ata u rrjeshtuan nё kahun humbёs tё historisё. Por ky fakt nuk duhet tё jetё arsyeja qё t’i varrosё ata nё kujtesёn historike, siç ka bёrё prej tre tё katёrt shekulli historiografia dёshtake e Shqipёrisё komuniste e pas komuniste.

Ndoshta ёshtё ende e largёt dita, kur shkenca historike shqiptare do tё shkruhet duke respektuar kriteret e sё vёrtetёs e, pёr atё periudhё shumё komplekse tё Shqipёrisё, do tё jetё nё gjёndje tё shkoqitё grurin nga egjra, duke ngritur nё piedistal ata njerёz qё kanё punuar e janё flijuar pёr interesat e vёrteta tё kombit tё tyre e jo pёr ideologji kalimtare e tё huajtura nga tё tjerё realitete, larg mendёsisё e traditёs shqiptare. Mendoj se Profesor Muhamet Shatri, me shkrimet e ti, ёshtё ndёr tё paktit qё i paraprin atij mendimi historik, i cili do t’i pёrkasё s’ardhmes sё botёs kulturore shqiptare.

Jetё tё gjatё e shёndet tё plotё kёtij pёrfaqёsuesi tё ndritur tё kulturёs sonё, veprimtaria e tё cilit ёshtё motiv ngushullues pёr tё sotmen e shpresёdhёnёs pёr t’ardhmen e jetёs kulturore e shkencore tё Shqipёrisё.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?