PROFIL/ Sabit Brokaj, kardiologu që hapi shtigjet e maleve shqiptare për armët e UÇK-së (dhe armiqësia me ish-shokun e partisë, Sali Berisha)

14 Shtator 2020, 11:32| Përditesimi: 14 Shtator 2020, 11:36

  • Share

E ka nisur karrierën si mjek marinarësh të nëndetëseve në Pashaliman, shërbeu si mjek në fushatat masive kundeer infeksioneve që bënin kërdinë në popullsinë shqiptare dhe karrierën e profesionit të tij e mbylli si profesor i Universitetit të Tiranës dhe mjek që bëntë në perfeksion Eko—n e zemrës.

Por Sabit Brokaj, përveç ekselencës së tij si kardiolog, u bë i njohur në vend si politikan.

Edhe pse pak e dijnë, ai ka qenë një nga kritikuesit e parë të Byrosë Politike në vitin 1990 dhe u përfol si mundësi për të qenë kreu i parë i një partie socialdemokrate në vend.

Por ai rezistoi dhe qëndroi në PPSH, duke qenë prezent në formimin e PS-së, ku u bë një nga udhëheqësit e parë të saj.

Deputet në dy legjilsaturat e para 1991-1992, Sabit Brokaj u kthye në një nga njerëzit më kritizerë të Sali Berishës.

Dr.Brokaj si dekan i Fakultetit të Mjekësisë kishte firmosur rekomandimin për pranimin e Berishës si anëtar i PPSH-së, por edhe doktoratura dhe titulli profesor i ish-kryeministrin kishin dalë nga dora e mjekut nga lumi i Vlorës.

Të cilin e njihte shumë mirë, pasi e kishte pasur si në klinikën speciale të udhëheqësve, ashtu edhe në Fakultet e Kardiologji si koleg.

Ata nuk ishin kurrë miq, Berisha nuk e sulmoi asnjëherë me emër, kurse Brokaj, asnjëherë nuk foli personalisht.

Por përplasja mes tyre u bë më e fortë kur Berisha e arrestoi Brokajn me akuzën e organizimit të revoltave të jugut dhe të lidhjes me “Hakmarrje për Drejtësi”.

Akuza që natyrisht ishin false. Pas vitit 1997, Sabit Brokaj emërohet nga Fatos Nano si ministër i Mbrojtjes.

Kthimi i tij në ushtri, ku e kishte nisur karrierën ishte për të si një lloj “logjike origjine” si pasojë e gjakut lab, por edhe që e njihte terrenin.

Në krye të Ministrisë të Mbrojtjes, Brokaj krijoi lidhjet me strukturat e UÇK-së, duke urdhëruar edhe efektiva të ushtrisë në ndihmën e ilegalëve të Kosovës.

Aq të forta i krijoi lidhjet me UÇK-në edhe si pasojë e lidhjes së fortë me Fatos Klosin, kreun e SHISH dhe presidentin e atëhershëm, Rexhep Meidani, sa u armiqësua me Fatos Nanon, i cili e shkarkoi nga ministër i Mbrojtjes dhe nuk e futi në qeveri.

U ribashkua pak me Nanon sërish në 2002 në lëvizjen për katharsis në PS, por në 2004 iu bashkua nismës së Ilir Metës në themelimin e LSI-së.

Me të cilën nuk përfitoi më poste, madje edhe mandatin e deputetit ia liroi mikut të tij të ngushtë Spartak Braho, në vitin 2008, pas një fjalimi mbresëlënës nga aula e Parlamentit, një lamtumire nga jeta aktive politike, për t’ju rikthyer profesionit të parë.

Por Brokaj prishet me Ilir Metën në vitin 2009, kur ky i fundit bëri koalicion me Sali Berishën.

Prej asaj dite ka qenë kritizer i fortë i Metës dhe Sali Berishës, kryesisht përmjet shtypit, ndërsa ka përkrahur në distancë PS-në, por që nuk u afrua kurrë.

Brokaj kishte një relacion të fortë në Kosovë dhe sa herë shkonte bënte konak te Jasharajt në Prekaz, të cilët, në vitet ‘90 kanë bujtur tek shtëpia e Sabit Brokajt afër Bllokut në Tiranë.

Dhe ishte kjo lidhje që i dha atij besimin më të madh nga të gjithë socialistët nga ana e krerëve të UÇK-së, duke nisur nga grupi drejtues i Drenicës.

Ka qenë ky aspekt që i shkatërroj realisht karrierën Sabit Brokajt, i cili sot kujtohet nga kolegët e tij të vjetër në PS me statuset e tyre, por, atëherë kur e shkarkoi Nano asnjëri nuk i doli krah.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqip: 14/09/2020 13:13

    Aq shume e levdove sa e bere dhe trafikant armesh si azem hajdari . Me mire mos shkruaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?