Hasjanët e shohin shpesh në rrugët e qytetit të Krumës ndërsa vartësit, të gjithë burra, çdo mëngjes prej saj marrin detyrat. Është Arbërie Rada, vajza 24-vjeçare që drejton prej 1 viti Policinë Bashkiake të Hasit. Ajo tregon për 'Report tv' se puna nuk është e lehtë për shkak të mentalitetit maskilist dhe konflikteve te shumta sociale.
“Ne jemi ajo dora e fshehtë e bashkisë që vendosim rendin dhe qetësinë në komunitet. Jam përballur dhe me konflikte por kam arritur t’i zgjidh përmes komunikimit”, shprehet ajo.
Arbërie Rada ka gjetur mbështetjen e familjes për të ndjekur profesionin e saj.
“Familja ime është çelësi i çdo gjëje. Është mbështetja ime më e madhe. Ata më kanë motivuar duke më thënë se ‘po ti mund t’ia dalësh!’”.
24-vjeçarja ka studiuar për Sociologji dhe ka ndjekur master në Administrim, Sistem Drejtësie, Kriminalistikë. Më pas ka punuar një vit si oficere sigurie në shkollat e Tropojës, një sakricë e madhe për të, pasi bënte çdo ditë 150 kilometra rrugë nga Hasi në Tropojë. Jeta e saj ndryshoi kur mori detyrën e Kryeinspektores në Policinë Bashkiake.
“Pasi mbarova fakultetin kisha oferta pune në Tiranë por vendosa të vij në qytetin tim, në Krumë. Këtu si fillim nuk gjeta punë dhe direkt futa në mendje planin B. Hapa një biznes privat, një dyqan lulesh, që aktualisht e posedoj si punë të dytë. Në këtë kohë m’u ofrua puna si oficere e sigurisë në shkolla, në gjimnazin “Asim Vokshi” në Tropopjë ku punova për një vit. Bëja çdo ditë vatje-ardhje rreth 150 km rrugë. Ishte tepër e vështirë, madje mund të them se më ishte kthyer në depresion, derisa më propozoi kryetari i bashkisë së Hasit, pozicionin e kryinspektores në Policinë Bashkiake.
Isha tepër e ngazëlluar por dhe e dyzuar nëse duhet ta zgjedh këtë vend punë?! A është mirë apo keq?! Isha pak nëpër mjegull se si do ta presë komuniteti, se ishte thyerje e tabusë. Mund të them se jam e para femër si drejtuese e policisë bashkiake në gjithë Shqipërinë. Më pas kuptova se kam bërë zgjedhjen e duhur! U prita shumë mirë nga stafi i policisë bashkiake dhe nga komuniteti. Tani që po e praktikoj prej një viti këtë punë, jam tepër e lumtur. Siç ju thashë kam lanë Tiranën për vendin tim”, tha kryeinspektorja.
Arbërie Rada sot ka arritur të thyejë tabunë dhe nuk është penduar për zgjedhjen e saj. Po kështu apelon të rinjtë të kthehen, të punojnë dhe investojnë në vendlindje.
E pabesueshme qe ne shek.XXI akoma flasim per tabu,por duke lexuar dy komentet me poshte eshte e kuptueshme pse!!
PërgjigjuPO I VURI KJO NË RESHT .... I VË ME ALLATE JASHT.... BURRAT E KUKSIT..... SKA SHAKA.....
PërgjigjuPo rrini ore njerez dhe mos beni heronje e heroina koti. Po ne Has edhe Policia e Shtetit dhe mezi i realizon detyrat lere me pastaj Policia Bashkiake. Paska dale kjo heroina qe paska nenshtruar hasjanet.
Përgjigju