Nga puna në radio bari dhe kontributi në atdhe, profili dhe jeta e gazetarit Xhemal Farka në një dokumentar

1 Korrik 2023, 21:48| Përditesimi: 1 Korrik 2023, 22:44

  • Share

Dokumentari “Buzëqeshja e vrarë e Sulës së Fajës”,  me skenar dhe regji të gazetares Admirina Peçi, u dha premierë në Kinemanë Millenium, duke zbuluar profilin e një gazetari të spikatur të viteve ‘30, që u pushkatua nga regjimi komunist në vitin 1948.

"Me rastin e 110 vjetorit te lindjes se Xhaxhait tim Xhemal Farka, ne këmi përgatitur një dokumentar dhe kemi mbledhur gjithë publicistikën. Në një libër të quajtur Tiranë në Gaz. Gjithashtu dokumentari tregon për jetën e Xhemal Farkës, peripecitë e tij, deri ditën e pushkatimit. Jam e lumtur që e nxora në pah këtë figurë të mbuluar nga terri i diktaturës komuniste", tha Zenita Farka.

Me rastin e 110 vjetorit të lindjes së Xhemal Farkës ne kemi organizuar premierën e këtij dokumentari dhe librin.....

Jeta e gazetarit Xhemal Farka  mori një kthesë të fortë  ditën që ai braktisi punën si gazetar në Radio Bari për tu kthyer e për të kontribuar në vendin e tij në Shqipëri. Pas një varg akuzash të fabrikuara duke e cilësuar mes të tjerash si agjent të anglo-amerikanëve Xhemal Farka ekzekutohet dhe trupi i tij zhduket pa gjurmë, duke i lënë familjarët me peshën e rëndë të kërkimti të eshtrave të tij për dekada me rradhë....

"Eshtrat e tij megjithëse kemi kërkuar pas viteve 90, nuk i kemi gjetur dhe menduam të bëjmë këtë event të sotshëm se nuk kemi ku të vendosim një tufë me lule", tha Zenita Farka.

Premiera e dokumentarit kushtuar gazetarit Xhemal Farka, mblodhi shumë gazetarë dhe  përfaqësues të familjeve tiranase të persekutuara nga regjimi komunist, të cilët vunë theksin në rëndësinë e zbardhjes së krimeve të komunizmit dhe mungesës së drejtësisë për ta.

Dokumentari, një prodhim i emisionit Dosja K, do të shfaqet premierë në Report televizion me 18 korrik 2023.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?