Ardian Dvorani dhe Ilir Meta

Profil/Kush është gjyqtari i 'hekurt' Ardian Dvorani, i vetmi që nuk iu përkul presionit të Berishës dhe votoi pro dënimit të Ilir Metës në 2012

23 Shkurt 2021, 17:18| Përditesimi: 23 Shkurt 2021, 19:06

  • Share

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur ish-kreun e KED dhe ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvoranin, mes 12 personaliteteve më të spikatur në luftën kundër korrupsionit në botë. Vlerësimi i Dvoranit nga DASH, duke e përfshirë në listën botërore të 12 heronjve të luftës kundër korrupsionit, është një mesazh i qartë për Ilir Metën dhe Sali Berishën, të cilët prej 8 vitesh kanë nisur një fushatë të egër sulmesh kundër Dvoranit, për arsyen e vetme se gjyqtari i nivelit të lartë refuzoi t'i bindej urdhrit të tyre në vitin 2012, për të votuar pro pafajësisë së Ilir Metës. Ky i fundit akuzohej nga prokuroria për korrupsionin pas shfaqjes me zë dhe figurë, me një bllok në dorë, duke bërë pazare në zyrën e Dritan Priftit me pasuritë publike, emërimet në administratë dhe duke treguar se si komandonte Gjykatën e Lartë. Ardian Dvorani ishte i vetmi që nuk iu përkul presionit të Sali Berishës, për të votuar pro pafajësisë së Ilir Metës, siç bënë Gani Dizdari, Majlinda Andrea, Arjana Fullani dhe Guxim Zenelaj, të cilët i 'përlau përroi' i Vetingut.

Po kush është Ardian Dvorani, gjyqtari i parë shqiptar i vlerësuar për luftën kundër korrupsionit në nivel global nga DASH? Ardian Dvorani ka lindur në Korçë, më 20 shkurt 1966. Ai është diplomuar për juridik në Universiteti e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, në vitin 1988. Nga viti 1988 ka deri në vitin 1991 ka punuar si prokuror në Shkodër. Në vitet 1991-1994 ai ka qenë këshilltar ligjor pranë INSIG, ndërsa në vitet 1994-1998 ka punuar si avokat. Në vitet 1998-1999, Dvorani kreu detyrën e këshilltarit ligjor pranë Këshillit të Ministrave dhe më pas ka ushtruar detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, funksion të cilin e ka mbajtur deri në vitin 2005. Ardian Dvorani u emërua anëtar i Gjykatës së Lartë më 17 shkurt 2005. Më parë, ai ka qenë edhe kryetar i delegacionit shqiptar në GRECO si dhe anëtar i përhershëm i grupit negociator për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Europian për çështjet e drejtësisë dhe ato të punëve të brendshme. Pas emërimit në Gjykatë të Lartë, Dvorani ka qenë kryetar i Komisionit të Përmirësimit të Vazhdueshëm Profesional të Konferencës Gjyqësore Kombëtare dhe nga nëntori 2005, edhe anëtar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës.

Ardian Dvorani ishte ndër të pakët gjyqtar të nivelit të lartë që kaloi me sukses procesin e Vetingut, madje pa asnjë mëdyshje dhe njollë, në të tre kriteret. Duke qenë anëtari i vetëm në Gjykatën e Lartë, Dvorani u zgjodh për dy mandate në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, përkatësisht në vitin 2019 dhe 2020. Mandatin e dytë, Ilir Meta arriti t'ia ndërpriste në mes, në qershor 2020, në bashkëpunim me KLGJ, që pranoi kërkesën e Metës për ta shkarkuar Dvoranin nga detyra. Aktualisht Dvorani është gjyqtar në Apelin Administrativ.

Përplasja me Ilir Metën

Përplasja e Ilir Metës me Ardian Dvoranin i ka rrënjët në janar të 2012, ku Dvorani votoi pro dënimit të Ilir Metës me dy vite për korrupsion. Konflikti u rindez në fund të vitit 2019, kur Meta akuzoi Dvoranin për komplot dhe se po i merrte kompetencat për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Meta akuzoi Dvoranin se kishte shkelur ligjin duke i dërguar një listë të ngjashme si Kuvendit dhe në të njëjtën kohë, me emrat e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Lista detyroi Ilir Metën të shkelte ligjin, duke emëruar në Kushtetuese të besuarën e tij, Marsida Xhaferllari, jashtë afatit 30 ditor dhe në kushtet kur në vend të saj ishte emëruar automatikisht Arta Vorpsi, e renditur në krye. Meta refuzoi betimin e Vorpsit, ndërsa emëroi Xhafellarin, e cila jo vetëm nuk kishte kaluar Vetingun, por ishte renditur në vend të katërt në listë, pra në pozicion jo fitues.

Për të përligjur këtë skandal, Meta, në koordinim me Berishën, nisën një fushatë sulmesh ndaj Dvoranit, shoqëruar me padi penale për akuza të ndryshme. Në prill të 2020, Meta kërkoi shkarkimin e Ardian Dvoranit, kërkesë e cila çuditërish u pranua në qershor me shumicë votash nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Pikëpyetjet e shkarkimit të Dvoranit 

Mbledhja e Këshillit të Lartë Drejtësisë, e datës 11 qershor 2020, ku u larguar nga detyra anëtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, është shoqëruar me debate të forta. Dovranit i kishte mbaruar mandati që në vitin 2014. Por, Kushtetuta, në nenin 136 pika 5 parashikon shprehimisht se “gjyqtari i Gjykatës së Lartë qëndron në detyrë deri në emërimin e pasardhësit”. Megjithatë, relatorja e kërkesës së presidentit Ilir Meta për largimin e Dvoranit, Marçela Shehu, ka pohuar se ky parashikim kushtetues “duhet të kuptohet brenda një kohëzgjatje të arsyeshme”. Po sa është kjo kohë e arsyeshme sipas Marçela Shehut?! Kjo pyetje nuk ka marrë përgjigje. Shehu nuk i është përgjigjur edhe pyetjes më të rëndësishme se, cili nga anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë e ka zëvendësuar Dvoranin! Gjithashtu, grupi i anëtarëve që mbështetën kërkesën e Ilir Metës, nuk u janë përgjigjur pyetjeve se, kur ka mbaruar mandati i Dvoranit dhe pse nuk është deklaruar përfundimi i mandatit në momentin e mbarimit, por është pritur kërkesa e Ilir Metës?! Gjatë diskutimeve nuk ka marrë as pyetja se në cilin ligj shkruhet se KLGJ ka të dejtë të shprehet se kur i mbaron mandati anëtarit të Gjykatës së Lartë. Në fund të mbledhjes që ka zgjatur 4 orë, anëtarët Brunilda Kadi, Erjon Muharremaj, Ilir Toska, Alban Toro, Fatmira Luli dhe Marçela Shehu kanë votuar për largimin e Dvoranit nga Gjykata e Lartë. Anëtarët më pas kanë vendosur me shumicë votash që Dvorani të njoftohet për të shërbyer si gjyqtar në Gjykatën e Apelit. 

Meta-Berisha sinkronizuan sulmet kundër Dvoranit, një histori shantazhi

Pas akuzave të rënda dhe një kallëzimi penal, në dhjetor të 2019, Ilir Meta nisi një sulm me video të montuara ndaj Ardian Dvoranit. Në videot në formë spoti, Meta listonte të njëjtat akuza kundër Dvoranit. Në mes të muajit dhjetor 2019, Meta publikoi dy spote kundër Dvoranit. 

“Të dashur qytetarë. Në vijim të spotit të parë, sot autorizova publikimin e spotit të dytë zyrtar në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.Disa nga pyetjet që lidhen me spotin e parë, marrin një sqarim shterues përmes këtij spoti të dytë që po ndaj me ju”, shkruhej në përshkrimin e videos. Në video thuhej se Dvorani ka shkelur Kushtetutën, duke ndjekur rrugën e partisë.

Pas spotit të dytë të Metës, në skenë doli Sali Berisha, duke u pozicionuar në krah të Metës. Sipas Berishës, video e publikuar nga Meta “fakton se Dvorani e ka shndërruar KED në një shpellë të vërtetë mafie pasi nuk ka publikuar siç detyron ligji asnjë nga 36 procesverbalet e mbledhjeve të KED”. Sipas Berishës "Pseudogjykatësi i korruptuar që me urdhër të Edvin Mafisë përdhosi procesin e vetingut pasi Dvorani i mafies së partisë kishte fshehur rreth 100 milionë lekë. Ai është ish anëtari zuzar i gjykatës së lartë që prej 6 vitesh merr rrogën dhe nuk respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i ndërpret atij personalisht mandatin, pra plaçkit takspaguesit shqiptar. Dvorani, si një delinkuent është shpërblyer me apartament nga Albtelekomi për vendimet e tij në konflikt të plotë interesi. Ai ka qendruar në një panel gjykimi me tezakun e tij për vite me rradhë. Dvorani si një bandit i vërtetë dhunon dhe shkruan Kushtetutën për të kapur drejtësinë padroni i tij Edvin Mafia". Por njeriu që Berisha e cilësonte të korrupruar në 2019, në 2021 shpallet nga SHBA si një ndër 12 gjyqtarët heronj në luftën kundër korrupsionit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Metushi: 24/02/2021 21:02

    Ne te gjitha rastet duhet me patjeter qe ti gjejme dicka te dobet nje njeriu dhe ta ulim? Fakti eshte kokeforte. Ju djeg prandaj e shajne. Kur prishen interesat do i kundervihesh. Eh... shqypetari! Duhet te dale nje organizate ne formen e IRA s te beje eleminime direkte te politikaneve pike!

    Përgjigju
  • vera: 24/02/2021 00:30

    PROPOZOJ qe dvorani te jete gjyqtar i pare ne ceshtjen e rihapur te 21 janarit...

    Përgjigju
  • Plumbi: 23/02/2021 19:31

    Kjo quhet colpo di grazzia plumbi i fundit qe i jepet dikujt qe pushkatohet dhe e jep prokurori ne rastin konkret e dha dash per Meten mu me koke.

    Përgjigju
  • Veliu: 23/02/2021 18:30

    Karriera e gjyqtarit qe nuk qe asnjehere gjyqtar para se partia dhe shoket e saj e emeruan ne Gjykaten e Larte. Cfare karriere se. A thua te kete konkuruar ndonjehere ky tip per ndonje vend pune? Jo. Thjesht e kane emeruar, caķtuar etj. Kjo deshmon se cfare sistemi funksionon, ai i partise shtet. Sa per Meten dhe Priftin, mire ka bere qe votoi kunder. Por jo nga objektiviteti por sipas porosise se Partise.

    Përgjigju
    • Juristi: 23/02/2021 20:41

      100 % e vertete.Me behet qejfi qe aty ne Shqiperi ka njerez qe dine te lexojne,kuptojne dhe kur te vije momenti dine te reagojne.Dvorani thjesht vegel qorre pa asnje vlere

  • Akrepi: 23/02/2021 18:03

    Po ne nga Dvorani e dvoraner kemi vuajtur gjithe jeten . Akoma vazhdoni te tallni trapin me shqipetaret . shqipetaret nga dvoranet dhe politikanet kan vuajtur e vuajne e do vuajne , ; ju u thurrni edhe levdata . Ne mendonim se kishim miq per koke , po ju zoterinj na dolet trok . RRoft drejtesia , per c'drejtesi . Hall me miq , e hall pa miq ; keshtu ndodh kur shporten e kemi pa fiq !.

    Përgjigju
  • Turi: 23/02/2021 17:27

    Keni harruar ne biografine e ketij ti vini qe vellai i tij Endri Dvorani ishte Shef Finance ne fabriken e Gerdecit dhe u vra ne shperthim. Apo keni hall se i prishni biografine ketij "heroit" te antikorrupsionit ? Mund ta censuroni komentin se tashme jeni bere kampion ne keto gjera .

    Përgjigju
    • Onushi: 23/02/2021 20:44

      ONIII Shef finance dmth qe mbante bilancin sa fisheke u shiten sa ishte fitimi etj....

    • Taipi: 23/02/2021 18:07

      Shef finance... dhe uvra mor njeri. Nuk ishte president me bllok te zi

    • Oni: 23/02/2021 17:41

      Po ilir meten qe dritan prifti e nxori me presh ne dore , e ke harruar, dhe tani dhjet cdo dite me fjalen kushtetute

    • Oni: 23/02/2021 17:39

      Ca do thote sipas teje shef finance !? Organizator, themelues , apo shkeles i rregullave teknike te fabrikes

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?