Politikë

Programet e partive/ Gjokutaj: PD më pak investime në fusha me rëndësi! Çoçoli: 75% e premtimeve të PS të realizueshme! Danaj: Janë pa baza ekonomike

14 Prill, 22:35| Përditesimi: 15 Prill, 07:16

  • Share

Në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv mbrëmjen e sotme u diskutuan programet e partive politike.

I ftuar në emision ekonomisti Eduard Gjokutaj, tha se të dyja partitë PD dhe PS kanë një program që nuk është i shoqëruar me një relacion buxhetor që të tregojë se di do të arrihen ato premtime që bëjnë.

‘Të dyja partitë i mëshojnë infrastrukturës, infrastrukturës shëndetësore dhe arsimore dhe vazhdon i njëjti program. Duan që të hapen në shumë fronte dhe të kënaqin nga pak të gjithë. Buxheti duhet të rritet dhe duhet të vejë 12 miliardë. Sot pensionistët që dalin janë me pensione të pjesshme dhe u del poshtë 200 mijë dhe ata se kapin objektin e 200 mijë lekë po dalin poshtë 200 mijë lekë dhe i bie të paguajë qeveria.

Njerëzit duan që të dijnë politikat publike, këta thonë do vemë këtu po si do veje ta bësh pension 400 euro është e vështirë ose do marrësh borxh më shumë ose do thuash në fund unë kaq ja dola. Ne duam që të dimë sa do ky pensionistë që të jetojë në mënyrë të denjë. Ata duan kontributin e tyre. Ti thua do e bëjë kaq duhet të më japësh një relacion buxhetor, si do vesh atje ku më thua, nuk është serioze as PD se bënë këtë dhe as PS’, tha ai.

Teksa u ndal tek programi i PD, Gjokutaj tha se në programin e PD parashikohen më pak investime tek arsimi dhe shëndetësia që janë fusha me rëndësi. 

‘Programi i PD premton më shumë se duhet për pronësinë dhe kompensimin e pronave, për energjinë dhe infrastrukturën, janë premtime që kalojnë përtej hapësirës fiskale që ka buxheti investon më pak në ato që janë sociale, tek arsimi dhe shëndetësia, i jep buxhet më pak dhe i jep më pak mjedisit. PD vjen me programin e vjetër dhe nuk thotë se çfarë do të bësh me ekonominë’, tha ai,

Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli u shpreh se pasaporta europiane do të sjellë përfitim të shumta në ekonomi për Shqipërinë.

“E para nuk kanë ndryshime taksat në programin e PS. Nuk ka ndryshime taksash më në fund dhe kjo më pëlqen se ishin mësuar na ndryshonin taksat disa herë. 4-5 vitet e ardhshme ka piketim edhe të mandatit të 5. Pasi po flasim për pasaportën europiane ka vetëm përfitim, ka kosto pasi nuk do të mbjellësh më. Përfitimet janë shumëfishe nga ajo pasaportë. Pasaporta bën që ata para të paguajnë pensionistet”, tha Çoçoli.

Çoçoli u shpreh se në programin e Partisë Socialiste 75% e premtimeve sipas tij janë të realizueshme.

“Ke një inerci pozitive. Ka edhe të mira gjatë mbajtjes së pushtetit. Ti gjatë këtyre 12 viteve ke mësuar diçka edhe pse nuk e thua. E dyta 62% me një program të korrigjuar këto premtime që 75% realizohen. Në gjykimin tim nuk është realizuar 5% i famshëm për arsimin dhe shëndetësinë. Premtuan shëndetësi falas, ama për fat të keq nuk është e gjitha falas. Pjesa që e shih të realizueshme jam optimist për pagën në shtet është 500 euroshi bëhet kollaj, pensioni i dyfishuar është sfidë por do të dyfishohet, si dhe ji 24 orë po”, tha Çoçoli.

Eksperti i ekonomisë, Violdi Danaj teksa u ndal tek premtimet e partive politike, Danaj tha se këto premtime janë pa baza ekonomike.

‘Këto premtime edhe ata vet që i kanë bërë i kanë bërë duke qeshur. Kjo është një fushatë dhe kjo parti kur pas pasur mundësi që ti bëjë çfarë ka bërë në këto 12 vite, çfarë ka premtuar në të shkuarën. Çdo 4 vite janë bërë premtime të ngjashme nga  kjo parti që kemi në qeveri. Që të premtosh ujë 24 orë në 2025 është sikur jemi vend i Afrikës, ne kemi qytete turistike si Vlora që e ka 2 orë në ditë ujin dhe thonë pas këtij 4- vjeçari do t’ju jap ujë 24 orë. Ajo që e bënë absurde është se pas 12 vitesh akoma kërkon e njëjta parti dhe jep shifra pa baza ekonomike të gjitha, sepse s’ka asnjë studim se ku do ti nxjerr këto’, tha ai.

Për Drejtuesin e Departamentit të Ekonomisë në PD, Klodian Muço rroga minimale 500 euro që premton PD nëse vjen në pushtet është e realizueshme.

“Programi ekonomik i PD është publikuar drafti i parë në maj të vitit të kaluar, pra 1 vit që është hartuar. Qëllimi është të kthejmë barazinë dhe dinjitetin për qytetarët në ekonomi dhe të mos shohin sytë nga emigracioni. Taksa e sheshtë 2%. Në 2013 borxhi publik ishte 6.7 miliardë dhe pas 2013 deri tani ka vajtur në 8.3 milardë dollarë. Sot ekonomia shqiptare është në kolaps. Sot bujqësia ka tendencë rënie, ka pasur tkurrje. Rroga minimale 500 euro është e realizueshme. Ulja e çmimit të energjisë elektrike, sot çmimi është 2.3 lekë dhe e shesin 9.5 lekë, pra e shesin me katërfish. Çmimi i naftës do të ulet, do të hiqet taksa e infrastrukturës rrugore që Shqipëria të shkojë si vendet e rajonit’, tha Muço.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?