Çoçoli në Report Tv: Programi ekonomik i PS-së është më i realizueshëm! Meçaj: PD e ka hapur shumë 'thesin', ku do t'i gjejë paratë?

16 Mars 2021, 22:57| Përditesimi: 16 Mars 2021, 23:12

  • Share

 

Programet ekonomike të dy partivë kryesor e politike në vend ka qenë tema e diskutimit mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Repolitix’, në Report Tv. Për analistin Arben Meçaj, programi politik i Partisë Socialiste është më realist, pasi sipas tij thjesht po revizionon disa lloj politikash brenda politikës së vet, ndërkohë që PD sipas tij e ‘ka hapur shumë thesin.

‘Në të dy programet shohim çlirim nga taksat. Nuk ka politikan që nuk do të heqë taksat. Pastaj vijmë tek pjesa e vërtetë e madhe se ti do të paguash minimalisht rrogat, pensionet shoqërore. Këto janë historike, është ndërtuar skema  e ndërtimit të buxhetit dhe hap pas hapi modernizohet dhe në funksion të partive merr drejtim. Shtete të ndryshme kanë stabilitet në politikën e taksave dhe kanë bërë një zgjidhje. Ne pas 30 vitesh mungon debati nëse duhet politikë e sheshtë apo progresive. Paketat e zhvillimit ekonomik kanë kush prek xhepin. Si do ta mbushin buxhetin, nëse do të më tregojnë këtë le të më thonë si do ta shpenzojnë. Unë them se në programin elektoral të PD ore zotëri po si shumë e ke hapur thesin. Këtu nuk ka fare premtime. Po lëvizet në një fashë shumë të vogël për tatimit mbi pagat. Sasia e lekëve që do të qarkullojë, në këto që shohim këtu, do heqim këtë, nga do ti gjesh lekët. Është një kandar në momentin kur i shton të ardhurat një pjesë të elektoratit i fut lakun në fyt pjesës tjetër që paguan. Por duhet të ruhet bilanci. Nuk duhet të jemi euforik me shifrat. PS thjeshtë po revizionon disa lloj politikash brenda politikës së vet. Është më realiste programi i PS.’- tha Meçaj.

Ndërkohë analisti i ekonomisë, Fatos Çoçoli tha po ashtu se programin ekonomik të PS-së e sheh më të realizueshëm. Sipas Çoçolit, i cili e krahasoi programin me riformatimin e banesës, tha se nuk duhet të preken shtyllat bazë.

‘Unë e shoh kur riformaton shtëpinë. Gjëja e parë që shikon muret mbajtëse të mos i prekësh. Si ekonomist shikoj në angazhim serioz nga e djathta që konkurron. Ke 16 premtime tek PD dhe ke 4 ose 5 këtu. Tek ajo që po planifikon mos prek shtyllat baze. Në këtë kuptim programi i PS-së është më i realizueshëm. PD pati shumë arsyetim ekonomik, por kur vjen puna tek realizueshmëri do të shkosh tek tullat që ndërton tek shtëpia jote, dhe mos të prekësh pjesën tjetër.’- tha Çoçoli.


Lajmi kryesor:

Programi ekonomik i PS, Denaj në 'Repolitix': Të ardhurat rriten me luftimin e informalitetit te biznesi i mesëm dhe i madh, jo me taksimin e pagës minimale


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?