Bota

Programi bërthamor i Iranit, diskutimet me SHBA-në do të zhvendosen në Romë

14 Prill, 14:55| Përditesimi: 14 Prill, 16:52

  • Share

Një raund i dytë i bisedimeve për programin bërthamor midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit pritet të zhvillohet në Romë të shtunën. Lajmi u raportua nga Axios që citon dy burime në brendësi të çështjes.

Amerikanët raporton Axios, thuhet se ishin të kënaqur me raundin e parë të bisedimeve në Oman, i cili përfundoi sipas planit dhe arriti qëllimin për të kaluar nga një format indirekt - i menaxhuar përmes ndërmjetësve - në atë të drejtpërdrejtë, me zyrtarë që flisnin drejtpërdrejt.

Administrata Trump thuhet se dëshiron që ky të jetë formati por në Romë, një lokacion i sugjeruar nga Shtetet e Bashkuara. La reppublica citon burime qeveritare që e konfirmojnë takimin e së shtunës dhe shkruan se do të jetë një fundjavë me diplomaci intensive në Romë, pasi të premten Giorgia Meloni do të presë Zëvendës Presidentin e SHBA JD Vance.

Bisedimet mes SHBA dhe Iranit për programin bërthammor të këtij të fundit nisën fundjavën që sapo kaloi në Oman. Ato u zhvilluan në nivel të drejtpërdrejtë sipas kërkesës së amerikanëve të cilët kërcënuan me pasoja të rënda Iranianët që dëshironin negociata jo të drejtpërdrejta.

Edhe në këto diskutime BE u nuk u përfshi njësoj si në rastin e negociatave për armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë. 

Presidenti amerikan Donald Trump tha të hënën se ai pret të marrë një vendim për Iranin shumë shpejt, pasi të dy vendet thanë se zhvilluan bisedime "pozitive" dhe "konstruktive" në Oman të shtunën dhe ranë dakord të takoheshin përsëri këtë javë në Romë.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?