Prezantimi i programit ekonomik i PD ditën e sotme, ka qenë pjesë debatit në emisionin “Repolitix” në Report Tv. Mes diskutimeve nëse ishte apo jo një program i djathtë, për opinionistin Arben Meçaj ky program nuk ka fare si target elektoratin e djathtë por shtresën në nevojë. Meçaj tha se ky program është program për konsumatorët, por në të nuk shikon asnjë program zhvillimor se si PD do të mund të nxjerrë ato para që të përmbushë pikat që ka në program. Meçaj tha se ky program shton deficitin në ekonomi dhe se Basha duhet të shpjegojë se ku do i gjejë të ardhurat.
“Ishte pozitive ekspozimi i programet elektoral dhe në zbulimin e filozofisë së PD që pretendon të marr pushtetin. Kjo paketë trageti i saj i përket shtresave në nevojë ose shumica e popullatës e përfshirë në kategori të ndryshme sociale. Që nga fshatari deri tek biznesi i vogël, familje dhe kjo është target elektoral. Ky nuk është targeti i elektoratit të djathtë, në thelb targeti këtu është i majtë. Sa i realizueshëm është? Me duhet të zbërthej panoramën e plotë të buxhetit se si do të realizohet kjo skemë. Paga minimale nuk ka të bëjë me interesin publik por tavani i taksimit të bizneseve. Ky program do të jetë programi i zhvillimit të Shqipërisë u tha, por unë këtu nuk shoh politik zhvillimi por konsumatorë, do të rrit të ardhurat për të ushqyer njerëzit, por jo pikë apo program zhvillimi. Ne çdo vit kemi deficite, dhe me këtë program shtohet deficiti, ne tani jemi me 80 % borxh, këtë duhet të shpjegojë PD me çfarë do e ulë borxhin, ku do i gjejë lekët për këtë program”, tha Meçaj.
Ndërsa për ekspertin e ekonomisë Vehap Kola e konsideroi programin ekonomik të PD si të përmbajtur dhe të realizueshëm në shumicën e pikave, pasi në të nuk ka premtime të bujshme apo të jashtëzakonshme.
“Risia ishte që është një program me angazhime të përmbajtura dhe jo premtime të bujshme siç kemi dëgjuar nga Rama në 2013 dhe 2017. Paga minimale nuk është ndonjë angazhim i jashtëzakonshëm, fuqizimi i biznesit e bënë rritjen e pagës pasojë të saj. Pikat nuk është se janë të pazbatueshme”, tha Kola.
Lulzim Basha prezantoi ditën e sotme programin ekonomik me 16 pika, ku premtonte rritjen e pagës minimale në 36 mijë lekë, rritjen e pensioneve me 5 % në vit, ulja e tarifës së karburanteve, bonusin e bebeve 30 mijë lekë në muaj për 5 vite e shumë të tjera.
?????.Çfare eshte ky Vehap Kola?Shoku Lulit?
PërgjigjuNuk e kuptoj pse lodheni me ket kryebudallek! Sondazhet e tregojne qart 80% mbeshtesin Salen, pra po ai elektorat krahinor, asnje rritje nga kjo ane. Tani besoni se Salistet kane per te mor vesh nga “projekti ekonomik”? Haaaa, veq do nim, aaa bukur ma i miri se amerika .., etj shpellash pa shkoll ponme 3 universitete
Përgjigju