INTERVISTA/Programi ekonomik i PD, Spaho për Report Tv: Dyfishojmë të ardhurat në 8 vite, jo në 4! Ulja e taksave synon fuqizimin e familjeve me të ardhura të pakta

30 Janar 2021, 19:46| Përditesimi: 31 Janar 2021, 17:41

  • Share

Eksperti ekonomik pranë Partisë Demokratike, Mateo Spaho në një intervistë për Report Tv për gazetaren Danjela Maloku thotë se program ekonomik i kësaj partie synon të ndihmojë familjet me të ardhura të ulta dhe të mesme, ndërsa sqaron se premtimi për dyfishimin e të ardhurave do bëhet realitet në 8 vite dhe jo në 4. Ai thotë se për 6 muaj do të shihen ndryshimet e para në ekonomi dhe duke krijuar një rritje ekonomike mesatare me 5-6% Shqipëria do ta linte mbrapsht rrezikun e borxhit publik.

“Dyfishimi nuk është i mundur në 4 vjet natyrisht por në 8 vite është një gjë e imagjinueshme. Ajo që duhet të them është se nëse ne do të ndezim motorët ekonomik të cilat për vendet e vogla bëhet relativisht shpejt dhe në një 6 mujor duket ndryshimi i tendencës së ekonomisë. Mundet që të arrijmë të krijojmë një rritje ekonomike mesatare me 5-6%. Me këtë ritëm Shqipëria do ta linte mbrapsht rrezikun e borxhit publik. Do të rriste nivelin e punësimit dhe do të rriste dhe pagat mesatare që ka shumë rëndësi. Pra jo vetëm punësim por erdhe rritje të nivelit mesatar të pagave sepse janë pikërisht këto paga që rrisin konsumin  dhe bëjnë që  natyrisht të rritet kërkesa për vendet e reja pune”, tha Sapho

Spaho shprehet se PD synon që përmes programit të saj ekonomik të ndihmojë familjet me të ardhura të ulta e të mesme dhe se rritja graduale ekonomike e këtyre familje do të vijë përmes uljes së taksave.

“Rritja ekonomike që ne do të krijojmë me anë të uljes dhe zvogëlimit të taksave, lufta e informalitetit që do bëjmë pasi kemi vendosur taksa të reja, taksa të thjeshta për t’u paguar do të bëjnë që të ardhurat në buxhet të rriten shumë më shumë në raport me tani. Në momentin që kemi taksa të përshkallëzuara dhe të larta, individët dhe bizneset kanë tendencën për të fshehur të ardhurat reale të tyre. Dhe me një situatë sic është ajo shqiptare kur agjentët tatimorë dhe doganorë mezi presin që të jenë të korruptuar fatkeqësisht, bëhet shumë e thjeshtë të ardhurat reale. Unë do të vlerësoja një aspekt shumë të rëndësishëm që është aspekti i ndihmës për familjet. Shumë shqiptar ikin nga vendi, shumë të rinj ikin nga vendi. Së pari për 5 mijë çifte, interesat e kredisë do të paguhen nga buxheti i shtetit dhe kjo nuk është një gjë e vogël. Një ndihmë prej 30 mijë lekësh në muaj për 5 vitet e para të jetës së fëmijës që ndihmon në heqjen e atyre shpenzimeve që të porsalindurit. Këto para nuk kursehen, këto i rikthehen ekonomisë në konsum, i rikthehen industrive aktiviteteve prodhuese. I rikthehen tregut shqiptar i cili do të përgjigjet duke rritur nivelin e punësimit dhe duke bërë të mundur krijimin e rreth 110 mijë vendeve të punës, vende pune të reja”, tha Spaho

Intervista e plotë e Mateo Spahos

Pyetje: Një ditë më parë PD prezantoi planin e saj ekonomik ku ranë në sy një sërë premtimesh. Disa i konsideruan si premtime reale dhe lehtësisht të realizueshme ndërsa disa të tjerë kryesisht nga ana e mazhorancës ka patur mjaftë kritika. Si do ti përgjigjeshit kritikave të bëra nga gjithë skeptikët për planin ekonomik të PD dhe cilat janë pikat më të forta të këtij programi?

Spaho: Së pari kemi një program për ekonominë i cili është gati për t’u diskutuar, nga krahu tjetër nga qeveria nuk kemi asgjë. Kemi vetëm tepsi, tenxhere, kazan, kusi. Pikat e forta të këtij programi janë thjeshtësia e pagesës së taksave vetëm 9% për tatimin mbi fitimin, 9% për taksën e të ardhurave personale që sot arrin deri në 23% për intelektualët. Vazhdojmë me 9% për ata që punojnë dhe punëdhënësit dhe 9% për punëmarrësin. Gjë që e bën 18% taksa për sigurimet shoqërore. Ndërkohë që sot është 24%, pra e bën dhe punën më të lehtë për biznesin por edhe një rritje të pagës minimale në katër vite deri në masën e 36 mijë lekë. Nuk duhet të harrojmë që për shtresat më në nevojë, bëhet fjalë dhe për një rritje graduale të ndihmës ekonomike ashtu si bëhet fjalë për një rritje të pensioneve. Mesatarisht dyfish rritja në raport me inflacionin ose me rritjen e çmijmeve. Pasi në këto 8 vite pensionet nuk janë rritur as sa niveli i inflacionit. Pra kanë humbur fuqinë blerëse të tyre. Unë do të vlerësoja një aspect shumë të rëndësishëm që është aspekti i ndihmës për familjet. Shumë shqiptar ikin nga vendi, shumë të rinj ikin nga vendi. Nuk ndërtojnë familjet e tyre këtu, nuk ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu. Duhet ndërhyrë dhe ne kemi disa masa konkrete për ndihmën e familjeve shqiptare. Së pari për 5 mijë  çifte, interesat e kredisë do të paguhen nga buxheti i shtetit dhe kjo nuk është një gjë e vogël sepse pot ë llogarisim një këst kredie 30-40% të këtij kësti është i përbërë nga interesat dhe nuk është gjë e vogël. Dhe element ii dytë është për çdo fëmijë që lind. Një ndihmë prej 30 mijë lekësh në muaj për 5 vitet e para të jetës së fëmijës që ndihmon në heqjen e atyre shpenzimeve që të porsalindurit kanë por që edhe fëmijët kanë në rritjen e tyre siç është veshmbathja e kështu me radhë. Këto janë të gjitha ndihma  që shkojnë te njerëzit që kanë në fakt të ardhura të mesme dhe të ulëta dhe janë ndihma që i shkojnë drejtpërdrejtë ekonomisë. Këto para nuk kursehen, këto i rikthehen ekonomisë në konsum, i rikthehen industrive aktiviteteve prodhuese. I rikthehen tregut shqiptar i cili do të përgjigjet duke rritur nivelin e punësimit dhe duke bërë të mundur krijimin e rreth 110 mijë vendeve të punës, vende pune të reja.

Pyetje: Zoti Spaho a ka një përllogaritje se sa do i kushtojë buxhetit të shtetit vënia në jetë e gjithë premtimeve të PD?

Spaho: Rritja ekonomike që ne do të krijojmë me anë të uljes dhe zvogëlimit të taksave, lufta e informalitetit që do bëjmë pasi kemi vendosur taksa të reja, taksa të thjeshta për t’u paguar do të bëjnë që të ardhurat në buxhet të rriten shumë më shumë në raport me tani,. Në momentin që kemi taksa të përshkallëzuara dhe të larta, individët dhe bizneset kanë tendencën për të fshehur të ardhurat reale të tyre. Dhe me një situatë sic është ajo shqiptare kur agjentët tatimorë dhe doganorë mezi presin që të jenë të korruptuar fatkeqësisht, bëhet shumë e thjeshtë të ardhurat reale. Objektivi jonë është ta bëjmë të paleverdishme tentativën për të fshehur të ardhurat dhe ta bëjmë më të thjeshtë pagesën e taksave. Duke bërë në mënyrë të tillë që buxhetin e shtetit, të ardhurat jo vetëm të ruajnë nivelin actual por mundësisht të rrriten. Dhe kjo është mëse e realizueshme. Shqipëria ka një histori ekonomike midis vitin 2005 dhe 2007, ka patur një nivel të përgjithshëm të uljes së taksave dhe kjo në vend që të ulte të ardhurat në buxhetin e shtetit i rriti ato me 500 mln dollar të shpenzuara më pas në uljen e tarifve doganore dhe në fillimin e ndërtimit të infrastrukturës rrugore në Shqipëri.

Pyetje: Sa mund të kushtojë vënia në jetë e planit?

Spaho: Nuk mund të japim një shifër kosto sepse duhet të japim dhe një shifër të të ardhurave. Kështu që mund të themi që buxheti është i balancuar midis të ardhruave dhe kostove por duhet të jetë dhe një element përfundimtar që do doja të shtoja që borxhi public nuk do të rritet me këtë reformë dhe me këtë platformë në këtë program, ai do të ulet. Por përpara sesa ta ulim duhet të marrim vesh sa është se sot nuk ka asnjë informacion public domethënës dhe të besueshëm për të ditur se sa e kemi borxhin publik.

Pyetje: Ju keni artikuluar dje se synohet dyfishim i të ardhurave personale të individëve. Për sa kohëzgjatje parashikohet arritja e këtij objektivi nga ana e PD?

Spaho: Dyfishimi nuk është i mundur në 4 vjet natyrisht por në 8 vite është një gjë e imagjinueshme. Ajo që duhet të them është se nëse ne do të ndezim motorat ekonomik të cilat për vendet e vogla bëhet relativisht shpejt dhe në një 6 mujor duket ndryshimi i tendencës së ekonomisë. Mundet që të arrijmë të krijojmë një rritje ekonomike mesatare me 5-6%. Me këtë ritëm Shqipëria do ta linte mbrapsht rrezikun e borxhit publik. Do të rriste nivelin e punësimit dhe do të rriste dhe pagat mesatare që ka shumë rëndësi. Pra jo vetëm punësim por erdhe rritje të nivelit mesatar të pagave sepse janë pikërisht këto paga që rrisin konsumin  dhe bëjnë që  natyrisht të rritet kërkesa për vendet e reja pune.

Pyetje: Zoti Spaho në fakt jeni kritikuar se brenda programit tuaj ekonomik nuk keni përfshirë një fond ose një pikë veçantë për rindërtimin. Në fakt duket se nuk e pamë ditën e djeshme po a keni një plan, një as nën mëngë për të përfshirë rindërtimin?

Spaho: FMN në raportet e veta në një vit nga rindërtimi ka dekalruar se vetëm 8% të rindërtimit ka ndodhur. Pra në këtë shpejtësi qeverisë shqiptare aktuale do i duheshe 12 vjet për të ndërtuar ose riparuar dëmet dhe në këto 12 vjet Shqipëria nuk do të duhej të kishte as përmbytje as tërmete të tjera. Pra duhet ta ruaj Zoti me pak fjalë. Natyrisht shpejtësia dhe niveli i rindërtimit ka qenë shumë i ngadalshëm dhe i ngadalsuar nga tentativat e errëta për të përdorur paratë. Ndërkohë që ka shumë para që janë në dispozicion dhe që bankat që kanë premtuar këto para janë në dispozicion të japin por duan dokumentet. Duan dokumente nga ana e shtetit shqiptar, kanë nevojë për ato që janë plane të shpenzimit, transparencën e ndërtimit, kostifikimi. Nëse qeveria nuk jep këto letra nuk është bërë transparencë në këtë sens. Natyrisht asnjë lek nuk do disbursohet nga institucionet ndërkombëtare që natyrisht janë më të përgjegjshë, përsa i përket përdorimit të taksapaguesve të tyre ndryshe nga rasti jonë. PD nuk synon të bëjë gjë tjetër veçse të bëjë transparencën mbi kostot reale të rindërtimit, mos ti fryjë ato, po thjeshtë ashtu siç ndodh me një çift privat që shkon të marri një kredi në bankë dhe i jep dokumentacionin ashtu dhe qeveria e re PD do të japi dokumentacionet në të gjithë institucionet ndërkombëtare që paratë të disbursohen një orë e më parë. Po të kontaktoni sot institucionet ndërkombëtare do të shikoni se çfarë ata kërkojnë nuk është ashtu si asgjë tjetër vecse dokumentacioni lista përkatëse e dokumenteve të kostifikimit, të planifikimit dhe të ndërtimit dhe asgjë tjetër. Pra nuk kanjë tërheqje reale nga premtimet që ato kanë bërë.

Pyetje: Tashmë ju keni hedhur në “tregun politik” programin tuaj ekonomik dhe do të jetë në dorën e qytetarëve nëse do t’ju vetbesojnë pas 25 prillit. Por një tjetër pikë që ju keni deklaruar se me ardhjen në pushtet do të keni në mënyrë të menjëhershme është dhe anulimi i koncensioneve korruptive. A do shkaktoj dëm në buxhetin e shteti kjo pikë dhe a rrezikon që Shqipëria të shkojë në arbitrazh nëse merr këto hapa?

Spaho: Arbitrazhin, njëri pas tjetrin shqipëria po i humb aktualisht dhe do ti humbasi në rastin se qeveria kushdoqoftë, prish kontratat në mënyrë unilaterale dhe ky është lajm i keq për investitorët kombëtar. Ndërkohë që ne do ta aprovojmë ligjin antimafia që do të thotë, detyrimi për transparencë për kushtet e konçensioneve. Analiza e kontratave koncensionare që shpesh janë bërë me problem jo të vogla dhe vetë defekti i kontratës e bën të zgjithshëm konçensionin. Sepse tjetër gjë është koncension me të huajin dhe tjetër gjë është të bësh koncesion me miqtë e tu, siç ka ndodhur jo në pak raste. Por duke mos u mjaftuar me kaq ne do ti shohim të gjitha hapësirat që menjëherë ta realizojmë këtë koncensonin dhe natyrisht do të veprohet dhe me anë të gjykatave për ti zgjidhur këto ose dhe në mnëyrë “miqësore” për të ndryshuar tërësisht kushtet e tyre. Koncensionet gjithsesi nga një pikëpamje ekonomike duhet që të shkatërrohen sepse ato ulin hapësirat e tregut për të konkurruar. Koncensioni është monopol në një fushë të caktuar, ne nuk i pranojmë monopolet.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 31/01/2021 09:21

    Me Mateon njihemi qe kur ishim studente ne itali. Djal i shkelqyer, punetor dhe i zgjuar. Por qe vija e lyl derdimenit te te ndryshonte kaq per keq se kisha menduar asnjehere. Mos degjo trushplarjet e Lyl shalngjitmit se do humbesh pike o Mateo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?