Programi i famshëm holandez e nis sezonin e ri nga Shkodra, Rama: Do të rrisë ndjeshëm numrin e turistëve në Shqipëri

3 Janar 2022, 13:13| Përditesimi: 3 Janar 2022, 13:23

  • Share

Programi i famshëm holandez "Wie is de Mol” e ka nisur këtë sezon nga qyteti i Shkodrës. Në kanalin televiziv "AvroTros" nisi transmetimin edicioni i 22 i këtij spektakli që u xhirua në kalanë e Rozafës.

Teksa transmeton një pjesë të këtyre xhirimeve, kryeministri Edi Rama thotë se ky program do të ndikojë në rritjen e numrit të turistëve holandez në Shqipëri.

"Nga Shkodra nisi Viti i Ri i ekranit holandez me programin e famshëm “Wie is de Mol”, filmuar në Shqipëri në 2021. Emisioni më i ndjekur televiziv në Holandë ka befasuar publikun me bukuritë shqiptare, çka  pritet të rrisë ndjeshëm këtë verë numrin e turistëve holandezë në Shqipëri", shkruan Rama.

"Wie is de Mol” është një program ku VIP-at holandezë i nënshtrohen sfidave të ndryshme dhe aventurave. 11 yjet holandeze, të cilët xhiruan seritë në Shqipëri, janë artistë të njohur, prezantues televizivë, aktorë, krijues, gazetarë, shkrimtarë, këngëtarë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?